Administrata Tatimore e Kosovës

ATK: Ende ka vështirësi për mbledhjen e tatimeve në katër komunat veriore të Kosovës

Drejtori i Administratës Tatimore e Kosovës, Ilir Murtezaj ka deklaruar se nga fillimi i vitit e deri më tani, kanë inkasuar 506 milion euro. Ai ka thënë se ende ka vështirësi për mbledhjen e tatimeve në katër komunat veriore të Kosovës. “Në pjesën veriore është një sfidë më e theksuar në realizimi të misionit të ATK-së, por ne së bashku me stafin të cilët janë të komunitetit serbë që veprojnë në atë pjesë bëjnë përpjekje të vazhdueshme që të luftojnë informalitetin edhe në pjesën veriore. Të dhënat tona tregojnë se kemi tatimpagues të cilët respektojnë ligjet tatimore të Kosovës dhe vazhdojnë të deklarojnë dhe paguajnë tatime në vazhdimësi. Mirëpo, sigurisht që ka edhe të dhëna të tjera të cilat dëshmojnë se ka informalitete dhe në pjesën veriore”, ka theksuar drejtori i Administratës Tatimore e Kosovës, Ilir Murtezaj. Ndërsa duke folur për numrit e përgjithshëm të të punësuarve në Kosovë, gjatë intervistës për “Kosovapress” ai ka thënë se në sektorin publik dhe privat, aktualisht janë 362 mijë e 622 punëtorë ose 18 mijë më shumë se në vitin 2020.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …