Brickos

Studentja e UBT-së, Era Graiçevci, përfituese e bursës për shkëmbim studentor në Waterford Institute of Technology

Studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Era Graiçevci, është përfituesja e radhës e bursës për shkëmbim studentor në Waterford Institute of Technology, në Irlandë, në kuadër të programit Erasmus+.

 

Studimet cilësore në UBT, infrastruktura moderne dhe faktorë të tjerë që janë kyç dhe jetik për jetën akademike dhe zhvillimin në karrierë, kanë bindur Erën që të bëhet pjesë e UBT-së.

 

“Zgjedhja e institucionit të së ardhmes mund të jetë një lloj sfide në vete. Në fillim nuk isha shumë e sigurt se cilin institucion të zgjedh, mirëpo duke hulumtuar mora rekomandime të ndryshme nga familjarët dhe nga rrethi i gjerë për UBT-në, dhe ky institucion ishte vendi ideal për zgjerimin e dijes dhe vazhdimin e studimeve akademike”, ka thënë studentja e UBT-së, Era Graiçevci.

 

Kurrikula e bazuar në institucionet më të mëdha të botës, e harmonizuar me trendin që po ndjekë i gjithë globi, ka sjellur diçka më ndryshe tek studentët, dhe që ka tërhequr vëmendjen edhe të Erës.

 

“Përveç sistemit të mësimdhënies dhe planprogramit, diçka tjetër që më ka tërhequr vëmendjen në UBT është organizmi i aktiviteteve të shumta në fusha të ndryshme dhe dhënia e mundësive të njëpasnjëshme për të qenë pjesë e kurseve dhe certifikimeve internacionale që e pasurojnë pasqyrën e studentëve”, ka thënë studentja e Fakultetit Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri në UBT, Era Graiçevci.

 

Sipas Erës, diversiteti i metodologjive, organizimeve dhe planprogrameve, që shërbejnë edhe si lloj motivimi për studentët në vazhdimin tutje të karrierës së tyre profesionale e akademike i bën studimet më të veçanta në këtë institucion të arsimit të lartë.

 

Studentët që po përfitojnë bursa për shkëmbime studentore po marrin përvoja të ndryshme në aspektin personal dhe profesional, duke u njohur me shoqëri dhe kulturë të re, e ku ndër studentët që do të qëndrojë për një semestër jashtë vendit, konkretisht në Irlandë, është edhe Era.

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …