Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: T’i thurim lavdi drejtësisë, e jo marrëzisë!

Rasti i gjykimit te Nasim Haradinajt dhe i Hysni Ngucatit!

Ky është proces shterues, i thatë dhe i pa arsyeshëm, me zero argumente e prova rënduese!

Nuk mund te jenë prova materialet e zyrave, dokumentet, fotot, kartelat dhe adresat e veteranve! Çuditërisht, përpiqen t’i kodojnë me shifra dhe përpiqen t’i procesojnë në aktakuzë?!

Absurde! Krejt këto paraqiten si prova, shefja (kordintorja) e hetusve del si dëshmitare që paska gjetur ‘’thesarin’’e ’margaritarit’’me ‘’prova’’ !

Këto nuk janë prova, as e drejt e shefes së prokurorëve të bëhet dëshmitare!

As materialet e ardhura me pako në OVL nuk janë prova të krijuara nga Nasimi dhe Hysniu. Këto nuk i kanë prodhuar këta, nuk i kanë kërkuar, s’kan ardhur me ua marr në zyra tuaja zotëri, as si kanë keqpërdor!

Këta vetëm i kanë publikuar si pako jo në detaje, emër për emër!

Nëse thoni se material sensitiv paska qenë (diskret)!

Por këta që i akuzoni nuk ishin punëtor të juaj, as të urdhëruar e të caktuar nga dikush qe ta ruanin diskrecionin e Gjykates Speciale?!

Paskan folur publikisht me mediat dhe paskan publikuar si lajm?!

Fjala publike si mund te gjykohet?!

Me cilin faj, zotëri prokuror, mendoni t’i akuzoni???

Si përpiqeni t’i procesoni si prova faktet e konstruktuara në aktakuzën akoma të pa aprovuar!

Zotëri gjykatës, kërko llogari aty ku duhet kërkuar!

Fajet janë brenda strukturave tuaja!

Prokurorët tuaj hetoni kush nga ata i ka dërguar dosjet e kompletuara me dëshmitarët e (mbrojtur) të rrejshëm e të paguar shtrenjtë!

Këto të marra si fakte e si prova të konstruktuara nga Serbia e EULEX-si dhe njerëz të paguar për të dëshmuar, s’janë asgjë pos komprometim i drejtësisë!

Unë dua të besoj në drejtësi, këta të akuzuarit pa prova do të lirohen shpejt!

Por deri tani keni bërë padrejtësi dhe jeni diskredituar me njerëzit e pa fajshëm që i mbani brenda!

Zotëri gjykatës, prokuroret tuaj pesë vite kanë pas kohë me i gjetur provat!

Prokuroria më shumë se dhjetë vite ka përdor zbulues e akuzues nga shqipfolësit, nga Serbia, të EULEX-it e të tjerë!

Juve zoti gjykatës, për asnjë të arrestuar nuk ju sollën prokurorët dosje me peshë rënduese për tu konfirmuar!

Me dosje të pa aprovuar nga gjykata, mbahen nën arrest si të akuzuar, tani Prokuroria përpiqet t’i procesojë të gjitha të gjeturat. Edhe pse s’janë prova rënduese, i grumbullojnë vetëm për të bërë voluminoze aktakuzën e pakuptimtë!

Qe një vit i mbani brenda njerëzit pa aktakuzë paraprake! Janë arrestuar e mbajtur, e nuk është dashur as t’i arrestoni fare!!!

Gjykatës të nderuar, shumë keq nëse do të bini në lajthitje të prokurorëve dhe nga politika që e krijoj këtë Gjykatë dhe i ndau shumë financa që prokuroret të gjejnë fajtor( qime në vezë)?!Veza s’ka qime!

Zotëri gjyqtar!

T’i thurim lavdi drejtësisë, e jo marrëzisë!

Mos e shtrembëroni drejtësinë nga ndikimet politike!!!

Kontrolloni gjithashtu

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15.02.1961 - 20.04.2017)

Fidaim Lushi: Në kujtim të Flakadanit të Lirisë, atdhetarit, veprimtarit dhe ish-burgosurit politik të vitit 1981, Remzi Lushi (15. 02.1961 – 20. 04.2017)

Me 20 prill bëhen shtatë vite nga ikja e vëllait Remzi nga kjo botë. Gjithmonë …