Më shumë se 200 mijë njerëz janë evakuuar nga qendrat tregtare, stacionet e trenave dhe universitetet, në Moskë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për t’i shpallur non grata dy zyrtarë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar ndaj vendimit të Kosovës për t’i shpallur non grata dy zyrtarë rusë. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova, ka shkruar se ky vendim “nuk do të ketë pasoja për statusin e tyre juridik”. Vendimin për t’i shpallur non grata dy zyrtarë rusë, ajo e ka quajtur “provokim të qëllimshëm” dhe në favor të projektit perëndimor të Qeverisë së Kosovës, e cila po ndjek një politikë agresive të drejtuar kundër Rusisë dhe rolit të saj konstruktiv në Ballkan. “I bëjmë thirrje UNMIK-ut dhe forcave ndërkombëtare në Kosovë, në kuadër të kompetencave të tyre në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të garantojnë sigurinë dhe kushtet e nevojshme për punën normale të personelit të zyrës ruse në Prishtinë. Ne presim garanci të duhura me shkrim nga administrata e OKB-së”, ka shkruar zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zakharova.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …