Partia Demokratike e Shqipërisë konstaton se marrëdhëniet me Kosovën janë në pikën e tyre me të ulët. Kështu ka thënë sot Aldo Bumçi, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm të Shqipërisë. Por deklaratat e Aldo Bumçit, kryetarja e Komisionit, Arta Dade i kundërshtoi duke kritikuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili tha se Prishtinës nuk i duhet ndërhyrja e Tiranës në dialogun me Serbinë. Arta Dade thotë se kjo nuk është edhe në frymën e bashkëpunimit. E kemi shumë të qartë, që edhe sikur të donim nuk mund të shmangeshim nga kjo. Pa faktorin ndërkombëtar, ata globalë, dhe pa ne nuk do të ishte Kosova që është sot. Nëse ka politikanë pa përvojë në Kosovë që ndoshta nuk i njohin këto gjëra, atëherë ne që kemi qenë këtu, duhet t’u tregojmë se çfarë kemi bërë, ka thënë me këtë rast, Arta Dade.
Kontrolloni gjithashtu
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës e Serbisë të angazhohen më shumë në normalizimin e marrëdhënieve
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, u bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen më shumë …