Radio Kosova e Lire

Kryetari JASHARI priti në një takim këshilltarin e MAPL-së

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, priti në një takim Këshilltarin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal Zoran Rakic, në këtë takim u diskutua, se si po funksionon puna me komunitete, po ashtu u diskutua edhe për projekte të ndryshme që do të financohen nga MAPL-ja.

Më shumë...

Kryetari Begaj prezantoi kabinetin e ri qeverisës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka prezantuar kabinetin e ri të qeverisjes me Komunën e Malishevës, për katër vitet e ardhshme. Shumica e të emëruarve, janë emra të rinj, por nuk mungojnë as emrat e vjetër, të cilët do ti drejtojnë drejtoritë komunale, ndërsa nga 11 drejtorët e …

Më shumë...

Kryetari Latifi takohet me fermer, premton përkrahje dhe rritjen e investimeve në bujqësi

Në sallën e Kuvendit Komunal, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka mbajtur takim me fermer ku para tyre ka shpalosur vizionin e qeverisë Komunale për sektorin e bujqësisë, duke premtuar përkrahje, rritjen e investimeve në bujqësi dhe punësimin e tre rojeve të fushës. Gjatë shpalosjes së vizionit të …

Më shumë...

Kryetari Kuçi ka pritur në takim kryetarin e komunës së Plavës

Kryetari i komunës së Junikut Agron Kuçi, ka pritur në një takim Kryetarin e Komunës së Plavës, Orhan Shamanoviq dhe Kryetarin e Kuvendit të Plavës, Izet Haxhimushoviq bashkë me veprimtarin e palodhur Shqiptar në Mal të Zi, Tahir Gjonbalaj. Në këtë takim kryetari Kuçi, pasi i ka falënderuar mysafirët për …

Më shumë...

Komuna e Kaçanikut e mobilizuar për sanimin e dëmeve pas reshjeve të shiut

Dëmet në Komunën e Kaçanikut janë të mëdha pas reshjeve të shiut. Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, që nga dita e shtunë, në vazhdimësi është në terren për të parë nga afër dëmet dhe për të shikuar mundësitë e intervenimeve në bazë të kapaciteteve komunale. Komuna e Kaçanikut …

Më shumë...

Pas reshjeve në Junik rritet niveli i ujit

Komuna e Junikut ka formuar Shtabin e Emergjencës si rezultat i reshjeve të orëve të fundit dhe gjendjes se krijuar të sigurisë në Junik. Shtabi i emergjencës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në stabilizimin e gjendjes së krijuar në teren. Kemi angazhuar operatoret përgjegjës në parandalimin dhe …

Më shumë...

Reagimi i ministrit Reçica për vdekjen e punëtorit të KEK-ut

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka reaguar pas vdekjes së punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), në vendin e tij të punës. “Me keqardhje e pranova lajmin për vdekjen e punëtorit të Korporatës Energjetike të Kosovës, në vendin e tij të punës. U shpreh ngushëllimet më …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj ka krijuar shtabin emergjent për gjendjen e krijuar pas reshjeve

Erërat e forta dhe shiu që ra pa ndërpre nga orët e pasdites të datës 02.02.2018, dhe gjatë ter ditës  se shtunë,kanë shkaktuar, problem jashtëzakonisht të mëdha në qytetin e Deçanit po ashtu edhe në disa fshatrat. Pas kësaj situate të krijuar kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka …

Më shumë...

Kryetari Jashari priti në takim Ambasadoren e Turqisë znj. Kivilcim Kiliç

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me nënkryetarin, Nuredin Lushtaku, priti në një takim Ambasadoren e Turqisë në Kosovë, zonjën Kivilcim Kiliç, së bashku në këtë vizitë ishin edhe Agjencia Turke për bashkëpunim dhe koordinim “TIKA”, me koordinatorin, Hasan Burak Ceran. Gjatë këtij takimi u diskutua për …

Më shumë...

Kryetari Elezaj priti zyrtarët e Kompanisë “Hidrodrini”

Çështja e furnizimit më ujë të pijshëm në qytetin e Klinës dhe fshatrat si dhe kanalizimi, kanë qenë temë e takimit në mes të kryetarit të Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe përfaqësuesve të Kompanisë Rajonale “ Hidrodrini”, Agron Tigani, kryeshef  Ekzekutiv, Burim Basha, kryetar i Bordit, Skënder Veselaj, anëtar …

Më shumë...

Ministri Reçica: Marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën pritet të nënshkruhet në mars

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica mori pjesë në takimin e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, gjatë të cilit u diskutua rreth marrëveshjes për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës. Ministri Reçica, duke raportuar para anëtarëve të komisionit, lidhur …

Më shumë...

Zëvendësministri Krasniqi fton bizneset turke të investojnë në sektorin e bujqësisë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vesel Krasniqi, ka prezantuar para përfaqësuesve të kompanive konsulente turke potencialin që ka bujqësia në Kosovë. Këtë gjë ai e ka bërë gjatë një takimi që ka pasur me udhëheqësit e kompanisë konsulente për investime në bujqësi dhe pylltari “Asya Tarim”, nga Turqia. …

Më shumë...

Rapsodët Deçanas këtë vit do të jenë më aktiv me aktivitet e tyre

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka takuar rapsodët Deçanas, më të cilët ka diskutuar për planet dhe projekte e tyre brenda viti 2018. Gjatë këtij takimi Rapsodët Deçanas kërkuan që të ndahen mjete shtesë  për mbështetjen e aktiviteteve të cilat shënohen brenda vitit kalendarik në Deçan dhe do …

Më shumë...

U shënua dita e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë

Në vigjilje të 3 shkurtit, ditëlindjes së profesorit dhe dëshmorit të kombit Hamdi Berisha, emrin e të cilit e mbanë gjimnazi në Malishevë, është shënuar dita e këtij gjimnazi. Në këtë shënim, morën pjesë, familja e profesor Hamdi Berishës, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, zëvendësministri i MASHTK-së, Heset …

Më shumë...

Jankovska: Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për transformimi i FSK-së në FAK

Jankovska: Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare për transformimi i FSK-së në FA

Në vendin tonë po qëndron  për vizitë, ministrja e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Radmila Shekerinska-Jankovska. Gjatë bisedës me ministrin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ajo deklaroi se Maqedonia përkrahë qëndrimin e bashkësisë ndërkombëtare që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të …

Më shumë...

Thaçi: Për 10 vite pavarësi Kosova ka arritur shumë suksese por ka pas edhe sfida

Kryetari, Hashim Thaçi bëri të ditur Marrëveshjen e arritur me palën malazeze për Demarkacionin

Duke folur për të arriturat e vendit dhe sfidat gjatë 10 viteve të pavarësisë, kryetari, Hashim Thaçi i ka deklaruar agjencisë së njohur të lajmeve AFP se gjatë 10 viteve pavarësi, Kosova ka arritur shumë suksese por ka pas edhe sfida. Ai ka shtuar më tutje se populli i Kosovës …

Më shumë...