Ish-nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Regjistrimit në Maqedoni, Abdylmenaf Bexheti duke folur për pastrimin e listave zgjedhore, ka thënë se ky proces nuk mund të zgjidhet pa regjistrimin e popullsisë. “Zgjidhje e vetme përfundimtare e këtij problemi qëndron në regjistrimin e popullsisë”, ka thënë Bexheti. Sipas tij, çdo veprim tjetër …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Mediet turke: Erdogan do të takohet me Putinin në Shën Petersburg
Mediet turke bëjnë të ditur se kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan me 9 gusht do të udhëtojë për vizitë zyrtare në Rusi, me ç’rast do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin. Sipas komunikatës së Qeverisë në Ankara, ky takim pritet të zhvillohet në qytetin e Shën-Petersburgut. …
Më shumë...Bosnja do të lehtësojë procedurat për qytetarët e Kosovës
Bosnja ka nisur të ndërmarrë veprime me qëllim të lehtësimit të procedurave të lëvizjeve për shtetasit e Kosovës. Qeveria në Sarajavë ka nisur t’i lehtësojë procedurat për dhënien e vizave për bartësit e pasaportave të Republikës së Kosovës. Në një nga mbledhjet Këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, të mbajtur në …
Më shumë...Ministri Shala priti ambasadorin hungarez në Kosovë
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin bashkëbisedoi për një varg çështjes të interesit të përbashkët, për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për bashkëpunimin konkret mes Kosovës dhe Hungarisë në funksion të njohjes së ndërsjellët kulturore, si …
Më shumë...Vëllezërit Neziraj në Llukë të Epërme shembull i mirë i suksesit
Në Llukë të Epërme të Deçanit, është përuruar linja e re e përpunimit të mishit në Kompaninë “Vëllezërit Neziraj”, investim i Zyrës së Bashkimit Evropian. Falë investimeve të reja, në këtë kompani do të punësohen edhe 20 punëtorë të rinj, ndërsa do të kenë mundësi që ta kryejnë praktikën nxënësit …
Më shumë...Bordi i Drejtorëve në Mitrovicë shqyrtoi përgatitjet për aktivitetet e fundmuajit
Nën udhëheqjen, e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, ku fillimisht temë diskutimi ishin: Çështja e mirëmbajtjes të objektit të Komunës dhe objekteve përcjellëse; Pranimi i fushës sportive me bari sintetik e cila është financuar nga Komisioni Evropian dhe Njoftimi …
Më shumë...Sulm vetëvrasës në Irak, vriten 17 civilë të pafajshëm
Së paku 17 njerëz janë vrarë nga një bombë e vendosur në veturë jashtë qytetit qendror të Irak-ut, në Khalis. Sipas zyrtarëve të sigurisë, shpërthimi ndodhi 80 km në veri-lindje të kryeqytetit të vendit, Baghdad. Khalisi është qytet i banuar kryesisht nga shiitë dhe besimtarët e këtij sekti fetar, të …
Më shumë...Kryetari, Thaçi priti në takim ministren Hoxha
Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot Ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të cilës i uroi marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në detyrën e saj të re. Në këtë takim u konstatua se është bërë progres i madh në Kosovë në instalimin e sundimit të ligjit, që nga …
Më shumë...Gjermania zhvillon hetime për 60 azilkërkues të dyshimtë
Zyra Federale e Policisë Kriminale në Gjermani ka njoftuar se autoritetet e këtij shteti po zhvillojnë hetime për 60 azilkërkues që dyshohen për lidhje me organizata terroriste, siç është Shteti Islamik. “Duke pasur parasysh lëvizjen migruese në Gjermani, ne duhet të vlerësojmë se ekzistojnë anëtarë aktivë ose ish-anëtarë, mbështetës dhe …
Më shumë...Çavuşoğlu: Do të largohen disa ambasadorë të dyshuar për puç
Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu ka paralajmëruar largimin e disa ambasadorëve, të cilët sipas tij, kanë lidhje me grusht-shtetin. Ende nuk bëhet e ditur se cilët janë këta ambasadorë dhe mbi cilat prova ngrihet ky zhgradim. Përndryshe, mediet turke kanë njoftuar se autoritetet e këtij shteti kanë …
Më shumë...AAK: Në debat të jetë i pranishëm edhe Murat Meha
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka përjashtuar mundësinë që në debatin e 3 gushtit për demarkacionin me Malin e Zi, të jetë i ftuar edhe kryetari aktual i Komisionit Shtetëror për përcaktimin e vijës kufitare, Murat Meha. Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj ka bërë të ditur se përfaqësuesit e …
Më shumë...Nënkryetari Kamberi takoi Shemsi Brahimi babain e dytë për fëmijët refugjat në Suedi
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Safet Kamberi, priti sot në një takim bashkatdhetarin Shemsi Brahimi, i cili jeton në Suedi. Brahimi, vjen nga fshati Kçiç, i cili në vitin 1997 udhëtoi drejt Suedisë. Ai theksoj se që atëherë po e ushtron profesionin që e do më së shumti si Trajner. …
Më shumë...Çepurin vizitoi të shtunën veriun
Ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Çepurin të shtunën ka bërë një vizitë në veri të Mitrovicës, e cila ishte larg syrit të medieve. Ai me këtë rast ka dhënë mesazhe politike, duke theksuar se problemet në Kosovë duhet të zgjidhen duke respektuar Rezolutën 1244. Ai me këtë rast vizitoi përmendoren …
Më shumë...MKRS-ja investon 910 mijë euro për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kastriot
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Kastriotit, qëllimi i të cilit është mbështetja financiare për projektin: “Ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në Kastriot”. Ky projekt është një investim kapital i MKRS-së dhe vlera e tij është 920 mijë euro, ndërsa realizimi …
Më shumë...Grabovci: Të ndiqet shembulli Kroaci-Slloveni për demarkacionin
Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci në një intervistë dhënë për gazetën ‘Epoka e Re’ ka folur për çështjen e demarkacionit. Ndonëse ka thënë se kjo marrëveshje duhet të votohet në Kuvend, ai ka këshilluar që për shkak të kundërshtimeve të shumta, të ndiqet shembulli Slloveni-Kroaci, në mënyrë që kjo çështje …
Më shumë...Vazhdojnë edhe të dielave punët në dobi të qytetarëve
Komuna e Suharekës është në vlugun e projekteve që kanë për synim përmirësimin e infrastrukturës në çdo cep të territorit të sajë. Njëri nga këto projekte është edhe asfaltimi i rrugës që lidhë fshatin Vërshec me lagjen Vrella të fshatit Qadrak. Drejtori i Shërbimeve Publike z.Nexhat Ramadani vizitoi nga afër …
Më shumë...