Bordi i Drejtorëve në Mitrovicë shqyrtoi përgatitjet për aktivitetet e fundmuajit

Nën udhëheqjen, e nënkryetarit të komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, u mbajt mbledhja e radhës e Bordit të drejtorëve, ku  fillimisht temë diskutimi ishin: Çështja e mirëmbajtjes të objektit të Komunës dhe objekteve përcjellëse; Pranimi i fushës sportive me bari sintetik e cila është financuar nga Komisioni Evropian dhe Njoftimi nga ana e DKRS-ja lidhur me agjendën  për aktivitetet në kuadër të ditëve të diasporës  e cila do të mbahet në Mitrovicë.

Drejtori i Drejtorisë së Administratës së Përgjithshme, Abdullah Bejtullahu, i njoftoj më gjerësisht drejtorët   për  vështirësitë që po ballafaqohet Komuna e Mitrovicës lidhur me pagesën e operatorëve përkatës, me ç’rast kërkoj që mundësisht mjetet të barten tek drejtoria e administratës e jo të jenë nga dy tri burime tjera, duke vlerësuar se kjo mënyrë e pagesës po shkakton problem me operatorët të cilët kanë kontrata.

Drejtori  për Kulturë, Rini dhe Sportit, Tafil Peci, foli më gjerësisht  lidhur me mbulimin e fushës së sportit me bari sintetik, që është financuar nga Zyra e Komisionit Evropian. Ai i njoftoj ata se shumë shpejt pritet të behët pranimi i kësaj fushe zyrtarisht, mirëpo sipas tij, mungesa e punëtorëve për tu kujdesur për këtë objekt paraqet vështirësi në këtë aspekt, Për këtë arsye, kërkoj që mundësisht të bëhet një zgjedhje sa më parë për të punësuar ndonjë punëtor aty sepse investimet janë shumë të mëdha dhe se objektit duhet patjetër të ketë mbikëqyrje.

Drejtori Peci, po ashtu bëri të ditur se me rastin e ditëve të diasporës pritet që të ketë aktivitete të shumta, ku fillimisht me datën 26 korrik në përkujtimin e rënies heroike  të policit Enver Zymberi, kjo Drejtori së bashku me Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe  Federatën e Atletikës së Kosovës, kanë organizuar aktivitetin e parë “Vrapojmë Shtigjeve të Enver Zymberit 2016 ”, i cili vrapim pritet të mbahet para ndërtesës së komunës së Mitrovicës, me fillim nga ora 18:00.

Gjatë kësaj mbledhje anëtarët u njoftuan edhe për aktivitet tjera të cilat priten të mbahen për nderë të Ditës së Diasporës, ku me datën 29 korrik deri me 30 korrik pritet të mbahet Festivali i Muzikës “Green Festival”,  duke filluar nga ora 20:30 në Palestrën Sportive “Minatori”.

Ndërsa, më datën 30 korrik, nga ora 20:00,  mbahet Rivista e Folklorit në sheshin “Isa Boletini” dhe me datën 31 korrik duke filluar nga ora 12:00,  do të mbahet tubimi tradicional më bashkatdhetarë në Bajgorë të Shalës, afër Restorantit “Dodona”.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Safet Kamberi,  me këtë rast ftojë të gjithë qytetarët e Rajonit të Mitrovicës dhe mërgimtarët që t’u bashkohen këtyre aktiviteteve.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …