leoni

Sulmet në Afganistan

Për 6 muaj në Afganistan janë vrarë 1,601 civilë ndërsa janë plagosur 3.565

Ndërmjet janarit dhe qershorit të këtij viti në Afganistan janë vrarë 1,601 civilë ndërsa janë plagosur 3. 565 thuhet në  raportin e publikuar sot nga OKB-ja. Nuk është publikuar numri i talebanëve të vrarë dhe i forcave të regjimit të Kabulit. Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan konstaton  se numri i civilëve të vrarë në këtë vend ka arritur shifër rekorde në gjysmën e parë të vitit 2016, derisa gati një e treta e të vrarëve janë fëmijë. Ndërmjet janarit dhe qershorit të këtij viti, Kombet e Bashkuara kanë dokumentuar 1,601 vrasje të civilëve dhe 3.565 civilë të plagosur, ka konfirmuar UNAMA në raportin e publikuar sot. Sipas raportit, pothuajse një e treta e të vrarëve janë fëmijë, pasi janë vrarë 388 fëmijë dhe janë plagosur 1.121. Ky raport gjashtëmujor u publikua dy ditë pasi 80 vetë janë vrarë dhe më se 230 të tjerë janë plagosur, nga një sulm vetëvrasës me bombë kundër një demonstrate paqësore, në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …