Me rastin e shënimit të Ditës ndërkombëtare kundër duhanit, organizuar nga Qendra Rinore në Malishevë, e përkrahur nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe Drejtoria për Shëndetësi, të martën është mbajtur një aktivitet me të rinjtë, ku është mbajtur një ligjëratë për pasojat e përdorimit të duhanit dhe më …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Komuna e Deçanit nga e marta në Grevë kundër Vendimit të Gjykatës Kushtetuese
Pas marrshit paqësor të mbajtur javën e kaluar me 26 maj, ku është kundërshtuar fuqishëm Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, Komuna e Deçanit, po vazhdon kundërshtimin e këtij vendimi. Komisioni i dal nga Kuvendi Komunal në seancën e mbajtur më dyer të mbyllura të dt. 27 Maj 2016 në këtë përbërje: …
Më shumë...Testi i arritshmërisë në shkollat e Deçanit vlerësohet me sukses 72.38 %
566 Semimaturantët e të gjitha shkollave te Komunës se Deçanit që i janë nënshtruar testit para një jave në dy qendra testimi në Shkollën Fillore ,,Lidhja e Prizrenit’’ dhe shkollën e Mesme Teknike ,,Tafil Kasumaj ’’ në Deçan të monitoruar nga përfaqësuesit e MASHT-it të DKA-së dhe në mbikëqyrje të …
Më shumë...Kryetari Svarqa, priti në një takim producentin e njohur Toni Tuklan si dhe reperin e njohur Princ Amaho
Kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, këtë të martë ka pritur në një takim producentin e njohur Toni Tuklan si dhe reperin e njohur Princ Amaho. Me këtë rast këta dy këngëtarë janë shprehur jashtëzakonisht të lumtur me pritjen e bërë nga kryetari Svarqa, ndërkaq kanë theksuar se takime …
Më shumë...Komisioni i Murat Mehës nuk raportoi për demarkacionin
Komisioni Shtetëror për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi nuk ka raportuar sot në Komisionin për Integrime Evropiane. Krejt kjo si pasojë e mungesës së deputetëve, me ç’rast raportimi është shtyrë për javën e ardhshme. Mungesa e kuorumit vjen pasi që deputetët e partive opozitare po i bojkotojnë …
Më shumë...Shtyhet sërish seanca për rastin e luftimeve në Kumanovë
Seanca e sotme gjyqësore në Gjykatën Supreme të Shkupit për rastin e luftimeve të Kumanovës, është shtyrë sërish. Në seancë nuk u lejuan të hyjnë avokatët dhe të dyshuarit e këtij rasti. Siç bëjnë me dije mediet nga Shkupi, në sallë kanë qenë të pranishëm vetëm prokurorët. Gjykimi është shtyrë …
Më shumë...Të paraburgosurit e Kumanovës po përballen me tortura barbare
Ish-luftëtarët e UÇK-së që po qëndrojnë në burgjet e Maqedonisë për rastin e Kumanovës, vazhdojnë të përballen me tortura të përhershme nga ana e autoriteteve të burgjeve. Reagimet e Avokatit të Popullit duket se kanë qenë krejt të padobishme, për shkak se të burgosurit shqiptar po i nënshtrohen torturave e …
Më shumë...Veseli priti një delegacion të deputetëve suedezë
Kryekuvendari, Kadri Veseli sot priti një grup deputetësh të Parlamentit suedez, të kryesuar nga Bjorn von Sydou. Në këtë takim, Veseli i njoftoi asamblistët suedezë në lidhje me zhvillimet në vend, duke shprehur përkushtimin për realizimin e agjendës euro-integruese, zhvillimin ekonomik si dhe sundimin e ligjit. “Kosova është e vendosur …
Më shumë...Ndërroi jetë miku i shqiptarëve, Rupert Neudeck
Miku i shqiptarëve, gjermani Rupert Neudeck sot ka ndërruar jetë pas një sulmi në zemër. Humanisti dhe gazetari gjerman, Rupert Neudeck kishte ndihmuar në baza vullnetare rindërtimin e Kosovës pas përfundimit të luftës. Ai ishte angazhuar për të ndihmuar refugjatët e pastrehë, aq sa për një kohë ishte cilësuar edhe …
Më shumë...Opozita do të kundërshtojë me çdo formë miratimin e Marrëveshjes për Demarkacionin
Partitë opozitare kanë paralajmëruar protesta në rrugë e në Kuvend në rast se miratohet Marrëveshja e Demarkacionit. Partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma nuk do të protestojnë deri në ditën kur marrëveshja e 26 gushtit do të procedohet për miratim në Kuvendin e Kosovës. Më e zëshmja shprehet Vetëvendosja, e …
Më shumë...KMDLNJ reagon ndaj fushatës linçuese në rastin e Azem Sylës
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj fushatave linçuese që po ndërmerren nga mediet në lidhje me rastet e arrestimeve të fundit. Sipas këtij Këshilli, njerëzit linçohen publikisht pa u dënuar dhe pa u përfunduar procesi gjyqësor. “Në Kosovë ku për rastet e ndjeshmërisë …
Më shumë...Me dokumente të falsifikuara provuan të përfitonin grante bujqësore
Disa blegtorë dhe bujq kanë bërë përpjekje për të mashtruar zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, me qëllim të përfitimit të granteve qeveritare. Kjo gjë është zbuluar pas verifikimit të aplikacioneve për të përfituar grante në kultura të ndryshme të blegtorisë dhe bujqësisë. Zyrtarët e Ministrisë së …
Më shumë...Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve, Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala
Me rastin e 17-vjetorit të rënies, sot në orën 12:00 në Teatrin Kombëtar në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve, Xhemajl Fetahaj dhe Milazim Shala. Dëshmori, Xhemajl Fetahaj ishte zëvendëskomandant i forcave komando ‘DELTA’ që morën pjesë në luftimet e drejtpërdrejta në Koshare.
Më shumë...Shqyrtohen masat kundërshtuese ndaj vendimit të Kushtetueses për Manastirin e Deçanit
Komisioni i formuar nga Asambleja Komunale e Deçanit ka shqyrtuar disa nga format e kundërshtimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit. Ky vendim i cili ka zgjuar pakënaqësi të madhe në Deçan, i ka dhënë të drejtë Manastirit për t’i përvetësuar pronat e ish-ndërmarrjeve shoqërore …
Më shumë...Sot mbahet seanca e radhës për rastin e luftimeve në Kumanovë
Nën masa të rrepta të sigurisë, sot në Gjykatën Themelore në Shkup do të mbahet seanca e radhës ndaj rastit të luftimeve në ‘Lagjen e Trimave’ në Kumanovë. Kjo seancë është vazhdim i seancës së kaluar e cila ishte shtyrë me pretekstin se gjyqtarja ishte në pushim mjekësor. Procesi i …
Më shumë...Masa të larta sigurie në prag të seancës për Grupin e Kumanovës
Sami Ukshini dhe të paraburgosurit e tjerë për rastin e luftimeve të Kumanovës nga burgu i Manastirit dhe ai i Prilepit, janë përcjellë me helikopter dhe autoblinda drejt Gjykatës në Shkup. Një mobilizim i tillë nuk është parë asnjëherë në raste gjyqësore. Nga burgu i Manastirit janë transportuar Sami Ukshini …
Më shumë...