Radio Kosova e Lire

Ymeri: Masakra në burgun e Dubravës ishte e orkestruar nga aparati shtetëror i Millosheviqit

Visar Ymeri

Duke përkujtuar vrasjan masive të burgosurve shqiptar në burgun e Dubravës 17 vite më parë, lideri I Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka thënë se Masakra në burgun e Dubravës ishte e orkestruar nga aparati shtetëror i Millosheviqit. Sot më 19 maj, bëhen 17 vite nga fillimi i masakrës në burgun e …

Më shumë...

Përurohet Palestra e Sporteve në Klinë

Në Klinë është përuruar Palestra e Sporteve, në të cilin projekt MKRS-ja në total ka investuar 2,005,173.85 €. Në ceremoninë e përurimit të këtij objekti modern, mori pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ai i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, dhe kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota. Ministri …

Më shumë...

Binjakëzohet komuna e Mitrovicës dhe komuna e Beshiktashit

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur sot në një takim përfaqësuesin e komunës së Beshiktashit, Skender Janova, i cili ishte i shoqëruar me bashkëpunëtorët e tij nga Mitrovica dhe Vushtrria me  ç’rast u  bisedua për binjakëzimin në mes të komunës së Mitrovicës dhe Komunës së Beshiktashit nga …

Më shumë...

Dy familje ferizajase behën me shtëpi të reja

Familja e Blerim Tërshanit e cila deri më tani ka jetuar në kushte të vështira në një dhomë te vogël e të errët në Ferizaj, këto ditë i është gëzuar shtëpisë së re. Shtëpia për të dhe për Nebih Ibrahimin i cili po ashtu ka jetuar në kushte të rënda …

Më shumë...

Përkujtohet dëshmori Enver Topalli

Strukturat komunale të Ferizajt, miq e familjarë  kanë përkujtuar sot dëshmorin e kombit Enver Topallin i cili ishte nga fshati Greme Komuna e Ferizajt. Me këtë rast u shënua edhe dita e shkollës së fshatit Greme e cila mban me krenari emrin e dëshmorit Enver Topalli. Kryetari i komunës së …

Më shumë...

Kryetari, Hashim Thaçi, të shtunën pritet të qëndrojë për një vizitë në Mal të Zi

Kryetari Hashim Thaçi ka ftuar qytetarët dhe institucionet të përmbahen nga provokimet

Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, të shtunën pritet të niset për në Mal të Zi, vend  i cili kremton 10 vjetorin e pavarësisë nga Serbia. Njoftohet se temë qendrore në takimet me autoritetet më të larta malazeze është çështja e demarkacionit. Kjo vizitë është konfirmuar edhe nga vet kryetari, Hashim …

Më shumë...

Sylejman Selimi: Që tri vite jam duke argumentuar pafajësinë

Sylejman Selimi

Në Gjykatën Themelore ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin “Drenica 2” ku po akuzohen për krime lufte ish komandanti i Përgjithshëm I Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi e bashkëluftëtar. Gjatë fjalës para trupit gjykues ai theksoi se ka tri vite që është duke argumentuar pafajësinë.” Po bëhen tre vjet …

Më shumë...

Haradinaj dhe Limaj: Dy temat që po e rëndojnë më së shumti Kosovën janë ndërhyrja e Serbisë dhe keqqeverisja

Gjatë një konference të përbashkët për medie, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj kanë deklaruar se dy temat që po e rëndojnë më së shumti Kosovën janë ndërhyrja e Serbisë dhe keqqeverisja. Protesta e 14 majit dëshmoi mbështetjen e …

Më shumë...

KMDLNJ kërkon ndërmarrjen e masave ndaj deputetëve që nuk kryejnë detyrat për të cilat kanë marr besimin e qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka reaguar ndaj deputetëve që marrin mëditje pa marrë pjesë në seancat e Kuvendit. Në reagimin e KMDLNJ-së thuhet se Kuvendi i Kosovës sot më së paku i ngjanë një vendi ku të zgjedhurit e popullit i përfaqësojnë dhe i …

Më shumë...

Ministri Zharku i vendosur në avancimin e teknologjisë informative në MI

Sot u mbajt takimi i cili kishte për qëllim prezantimin e aplikacionit për bazën e të dhënave për autoshkolla, shoferë-instruktorë, ligjërues profesionalë, ekzaminerë dhe aplikim online të kandidatëve për provimin e patentë-shoferit. Prezantimi u bë nga kompania e kontraktuar “TECH Vision”. Në këtë prezantim ishte prezent edhe ministri i Infrastrukturës, …

Më shumë...

Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin mëditje edhe për seancat në të cilat nuk marrin pjesë!

Kuvendi i Kosoves

Deputetët e Kuvendit të Kosovës marrin mëditje edhe për seancat të cilat nuk marrin pjesë! Kjo dukuri ka bërë që të reagoj edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. Ai ka kritikuar deputetët që hyjnë në sallën e Kuvendit vetëm sa për t’u nënshkruar për të marr mëditjen dhe më pas …

Më shumë...

Partitë opozitare kanë kundërshtuar propozimin e kryetarit Thaçi për të krijuar komision për AKS

Opozita

Partitë opozitare kanë kundërshtuar propozimin e kryetarit, Hashim Thaçi që për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe të krijohet një Komision i veçantë. Duke komentuar këtë propozim, partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë thënë se ky është propozim joserioz dhe tallës. Këto …

Më shumë...

Nxënësit e SHFMU” Destan Bajraktari” kanë ftuar kryetarin Asllanaj në Festen e Abetares

Disa nxënës të SHFMU “Destan Bajraktari”, sot kanë vizituar kryetarin e Komunës së Suharekës, z.Sali Asllanaj, para të cilit kanë shfaqur një program me vargje të cilat kishin të bënin me ftesën dhe dëshirën që ata kishin, për ta pasur të parin e komunës në Festën e tyre të Abetares.

Më shumë...

Deri në 2018-ën, Malisheva do ta ketë trafo stacionin 110 kv

Një lajm i mirë ka ardhur për banorët e Komunës së Malishevës, e që ka të bëjë me furnizimin me energji elektrike, pasi që në prezantimin e Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes nga ana e KEDS-it, është bërë e ditur se trafo stacioni 110 kv, do të ndërtohet në …

Më shumë...

Përfundoi edhe dita e dytë e festivalit të muzikës klasike të talentëve të rinj

Në sallën universale të Qendrës kulturore ” Mensur Zyberaj ” në Rahovec, përfundoi edhe dita e dytë e festivalit të muzikës klasike të talkentëve të rinj, në organizimin dinjitoz të shkollës së ulët të muzikës ” Faik Sylka ” dhe Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Rahovec. Dita e …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit fton qytetarët që të përfitojnë nga falja e borxhit

Drejtoria për buxhet dhe financa fton qytetarët e Komunës së Rahovecit që të vazhdojnë me pagesa në mënyrë që të përfitojnë nga falja e borxheve pasi që procedurat janë të thjeshta për të përfituar nga kjo falje. Lulzim Sylejmani, shprehet se  nga falja e borxheve në Komunën e Rahovecit, kanë …

Më shumë...