Brickos

Radio Kosova e Lire

Kryekuvendari, Veseli udhëton në SHBA

Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryekuvendari Veseli do të ketë rastin të takohet me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve të Shtetit amerikan dhe do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të …

Më shumë...

Vējonis përgëzon Thaçin për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovës

Vējonis përgëzon Thaçin për zgjedhjen në krye të shtetit të Kosovës

Kryetari i Republikës së Letonisë, Raimonds Vejonis, i ka dërguar një letër urimi kryetarit të sapo-zgjedhur të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Në këtë letër, kreu i shtetit letonez shpreh bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vazhdojë të rritet në të mirë të të dy popujve. “Letonia …

Më shumë...

Haradinaj: Beteja e Koshares, epilogu i luftës qindravjeçare të Kosovës

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe ish-komandanti i ZO të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, i cili mori pjesë në shënimin e 17-vjetorit të Betejës së Koshares, ka vlerësuar se ajo e plotësoi luftën e Kosovës për liri. Sipas tij, të gjithë ata që morën pjesë në këtë betejë, ia …

Më shumë...

Shënohet 17-vjetori i Betejës së Kosharës

Shënohet 17-vjetori i Betejës së Kosharës

Sot është shënuar 17-vjetori i Betejës së Koshares, si një nga ngjarjet kryesore që modeluan zhvillimet e luftës në Kosovë. Në kuadër të Manifestimit Tradicional ‘Ditët e Shqipes’, sot janë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve si dhe më pas është mbajtur edhe një tubim përkujtimor. I pranishëm në homazhe …

Më shumë...

Thaçi: Kushtetuta i kanë vënë themelet e shtetit të Kosovës

Thaçi: Kushtetuta i kanë vënë themelet e shtetit të Kosovës

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës, është betuar se do të jetë garantues i funksionimit të institucioneve, gjithmonë në pajtim me Kushtetutën. Në një postim të afishuar në profilin e tij në Facebook, ai ka vlerësuar se me këtë Kushtetutë janë …

Më shumë...

Veseli: Kushtetuta, më shumë sesa akt juridik

Kadri Veseli

Krye-kuvendari, Kadri Veseli, ka uruar sot të gjithë qytetarët e Republikës me rastin e 8-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së vendit nga Kuvendi i Kosovës. Sipas tij, Kushtetuta më shumë sesa akt juridik, është simbol unik i shtetësisë. “Kushtetuta, për ne, qytetarët e Republikës së Kosovës, është më shumë se …

Më shumë...

Aktivistët e Lëvizjes Studim, Kritikë, Veprim e presin me fishkëllima Enver Hasanin

Disa studentë të Lëvizjes Studentore Studim, Kritikë, Veprim, kanë pritur me fishkëllima fjalimin e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, gjatë një seminari në një nga fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Studentët protestues e quajtën Enver Hasanin shkelës të Kushtetutës, duke e pritur me fishkëllima fjalimin e tij. Njësoj vepruan …

Më shumë...

‘Die Press’: Serbia humb 60 mijë euro në ditë nga bllokada e Kosovës

‘Die Press’: Serbia humb 60 mijë euro në ditë nga bllokada e Kosovës

E përditshmja austriake ‘Die Press’ bën me dije se takimi mes përfaqësuesve të Kosovës dhe atyre të Serbisë për bllokadën që Kosova u ka bërë kamionëve që bartin naftë dhe gaz nga Serbia, do të mbahet javën e ardhshme në Vjenë. Në shkrim thuhet se Prishtina dhe Beogradi, nën ndërmjetësimin …

Më shumë...

Fabrika e këpucëve ‘Geris’ kaplohet nga zjarri

Fabrika e këpucëve ‘Geris’ kaplohet nga zjarri

Fabrika e këpucëve ‘Hit Shoes – Geris’ në fshatin Prelez në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, në mëngjesin e sotëm është përfshirë nga zjarri. Tre punëtorë dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime pas kaosit të krijuar brenda fabrikës, të përfshirë nga tymi dhe flakët. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e …

Më shumë...

Kroacia bllokon hapjen e negociatave të Serbisë për anëtarësim

Kroacia bllokon hapjen e negociatave të Serbisë për anëtarësim

Ndryshe nga elita politike në Kosovë e cila përmes bisedimeve të pakushtëzuara e ka avancuar pozitën ndërkombëtare të Serbisë, veçmas integrimin e saj në BE, Kroacia vazhdon të jetë e pakompromis me Beogradin. Zagrebi për të dytën herë me radhë ka bllokuar hapjen e kapitullit 23, që ka të bëjë …

Më shumë...

Ish-gjenerali serb akuzohet për kalim të paautorizuar të kufirit

Ish-gjenerali serb, Millovan Bojoviq, i cili sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dyshohet se ka kryer krime lufte kundër civilëve shqiptarë, është dënuar me 1 muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Besianë. Ish-gjenerali serb është ngarkuar me akuzën për kalim të paautorizuar …

Më shumë...

Projekti DEMOS ka nënshkruar kontratë me Komunën e Rahovecit

Të premten më 8 prill, projekti DEMOS ka nënshkruar kontratë me Komunën e Rahovecit për shfrytëzimin e fondit të fituar nga Skema e granteve për vitin 2016. Shuma e përgjithshme e granteve të pranuara nga komuna e Rahovecit është 69.300 euro, të cilat kjo komunë do ti investojë në ndërtimin …

Më shumë...

Përfunduan punët në kubëzimin e rrugës, “Xheladin Kutllovci”, në Iliridë të Mitrovicës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, vizitoi lagjen Iliridë me rastin e përfundimit të punimeve në rrugën “Xheladin Kutllovci”, ku u prit nga qytetarët e kësaj lagjeje dhe u vlerësua lartë angazhimi i vazhdueshëm i tij për përmirësimin e infrastrukturës së kësaj lagjeje dhe Mitrovicës në tërësi. Kryetari Bahtiri …

Më shumë...

Kryetari Begaj: Dyert e hapura për qytetarë

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, sikur çdo të premte (si dhe ditëve tjera të javës), ka vazhduar ti mbajë dyert e hapura për qytetarët, të cilët dëshirojnë të takohen, ti shfaqin kërkesat e tyre, qoftë si individ, qoftë si komunitet, për çështje të caktuara. Për këtë qëllim kryetari …

Më shumë...

Mustafa kërkon nga shtetet e Quint-it liberalizimin e vizave

Mustafa kërkon nga shtetet e Quint-it liberalizimin e vizave

Kryeministri, Isa Mustafa priti në një takim përfaqësuesit e shteteve të Quint-it në Kosovë. Në këtë takim, ku ishte i pranishëm edhe ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, kreu i Qeverisë foli për përparimet në vendin tonë. Mustafa i njoftoi ambasadorët për përqendrimin e Qeverisë së Kosovës në zhvillim ekonomik dhe …

Më shumë...

Krasniqi: Veprimet e AAK-së mund të dobësojnë përpjekjen opozitare

Frasher Krasniqi

Vetëvendosje nuk do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Zyrtarë të këtij subjekti thonë se ata nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht për datën e caktuar nga AAK, madje as nuk janë konsultuar për protestë. I pyetur për këtë çështje zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, …

Më shumë...