Nesër do të mësohet përfundimisht nëse Komisioni Evropian do të jap rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Burime diplomatike nga Brukseli bëjnë të ditur se gjasat janë shumë të mëdha që kjo të ndodhë nesër. Edhe nëse ndodh një rekomandim pozitiv, kjo nuk do të thotë …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Kërkohet që 5 maji të shpallet Ditë e Dëshmorëve të UÇK-së
Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së kanë kërkuar që 5 maji të zyrtarizohet si Dita e Dëshmorëve të Kombit. Në njoftimin drejtuar medieve kanë bërë me dije se kjo kërkesë do t’i dorëzohet Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Ata kanë përkujtuar se Republika e Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë …
Më shumë...Dega e Nismës në Ferizaj i bashkohet Vetëvendosjes
Dega e Nismës për Kosovën në Ferizaj sot i është bashkuar Vetëvendosjes. Në një konferencë për medie, zyrtarët e Vetëvendosjes bënë të ditur kalimin e përfaqësuesve të Nismës në Vetëvendosje. Kryetari i këtij subjekti, Visar Ymeri u shpreh se kjo nuk është luftë mes partive opozitare, porse këta të rinj …
Më shumë...Nënshkruhet protokolli teknik në fushën e transportit mes Kosovës dhe Shqipërisë
Më 27.04.2016, delegacioni i Ministrisë së Infrastrukturës, i kryesuar nga Burim Krasniqi, drejtor i Departamentit Tokësor, ka nënshkruar protokollin teknik në fushën e transportit me delegacionin e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës të Republikës së Shqipërisë. Protokolli në fjalë është nënshkruar në bazë të nenit 17 të marrëveshjes bilaterale, të …
Më shumë...Takohen Zharku e Pollozhani për autostradën Kosovë-Maqedoni
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka pritur sot zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjes të Republikës së Maqedonisë, Faton Pollozhani, me të cilin ka diskutuar për çështje të ndryshme që janë në interes të të dyja shteteve, me theks të veçantë marrëveshjen për transport. Me këtë rast, zv/ministri Pollozhani e njoftoi …
Më shumë...Kuvendi i Komunës së Shtimes mbajti mbledhjen e katërt të rregullt
Kuvendi i Komunës së Shtimes, sot ka mbajtur mbledhjen e katërt të rregullt të radhës, në të cilën me shumicë votash aprovuan Raportin tremujor financiar janar-mars 2016. Prezantimin e raportit e bëri z. Jetush Rrafshi, zyrtar kryesor financiar në Komunën e Shtimes, ndërsa këshilltarët e Kuvendit dhanë rekomandimet dhe vërejtjet …
Më shumë...Komuna e Skenderajt nderon Komandantin Ilaz Kodra në 17 vjetorin e rënies
Një delegacion i Komunës së Skenderajt i prirë nga Nënkryetari i Komunës Fadil Nura, ka bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Polac dhe pranë bustit të heroit Ilaz Kodra në Prekaz. Në Prekaz ky delegacion është pritur nga familjarë të Komandantit Ilaz Kodra. Po ashtu nënkryetari Nura dhe Kryesuesi …
Më shumë...Mbjellja e luleve zbukuron Sheshin “Adem Jashari” në Skenderaj
Të dielën me rastin e 1 majit, ka filluar mbjellja e luleve në hapësirat gjelbëruese në Sheshin Adem Jashari. Punën e mbjelljes, nga afër e ka monitoruar Nënkryetari i Skenderajt Fadil Nura, ai u shpreh i kënaqur më punën që po bëhet në këtë stinë për zbukurimin e hapësirave publike. …
Më shumë...Me rastin e Ditës së lirisë së shtypit, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, ka bërë këtë deklaratë për gazetarët ferizajas
Me rastin e Ditës së lirisë së shtypit, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, ka bërë këtë deklaratë për gazetarët ferizajas. “Sot është një ditë e veçantë për të gjithë ne dhe një rast i mirë për t’i hedhur një sy lirisë së medias në vendin tonë, duke qenë të vetëdijshëm …
Më shumë...Kryetari Thaçi priti në takim kreun e Odës Ekonomike Amerikane
Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me drejtorin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, me të cilin bisedoi për krijimin e një mjedisi sa më të përshtatshëm për bizneset vendore. Kryetari Thaçi, siç bëhet e ditur në kumtesën për medie, u shpreh se nënshkrimi …
Më shumë...AAK dhe Nisma sot mbajnë tubim mobilizues me mbështetësit e tyre
Dy partitë opozitare që kanë lidhur koalicion, AAK dhe Nisma për Kosovës sot do të mbajnë një tubim mobilizues me mbështetësit e tyre në vigjilje të protestës së paralajmëruar me 14 maj. Ky tubim do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga …
Më shumë...FSK do t’i sjellë shtatoret në bronz të 4 Heronjve të Kombit
Forcat e Sigurisë së Kosovës sot do t’i sjellin nga Shqipëria shtatoret në bronz të heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushevci. Pjesëtarë të FSK-së ndodhen në Tiranë, prej nga do t’i sjellin shtatoret e katër dëshmorëve të UÇK-së. Me 5 maj, në patronatin e …
Më shumë...Sot do të shqyrtohet kërkesa e Kosovës për pranim në UEFA
Kongresi i 40-të i Federatës Evropiane të Futbollit, UEFA, do të mbahet sot në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Ky kongres ka ngjallur interesimin e sportdashësve të shumtë meqë në rend të ditës do të jetë kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizimin më të madh të futbollit në Evropë. …
Më shumë...Statusi i UÇK-së në Maqedoni, ende i pazgjidhur
Edhe 15 vjet pas përfundimit të luftës së vitit 2001, ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni nuk e kanë të zgjidhur statusin e tyre. Kategoritë e luftës kanë mbetur si pjesa më e nëpërkëmbur e shoqërisë në Maqedoni, duke jetuar në kufirin e ekzistencës. Partia e drejtuar nga Ali …
Më shumë...Gjendje e rëndë për shqiptarët në veri të Mitrovicës
Tri vjet pas arritjes së Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, gjendja në veri të vendit nuk ka ndryshuar asnjë nuancë për shqiptarët. Ata nuk mund t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre në lagjet në veri të Mitrovicës, aq më tepër të kthehen atje, madje edhe lëvizja e …
Më shumë...PK bën thirrje për kujdes në komunikacion
Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar në trafik për shkak të reshurave të mëdha të shiut që kanë përfshirë vendin. Përmes një kumtese për medie, Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të trafikut, …
Më shumë...