leoni

Radio Kosova e Lire

Njoftim për repelimin e kafshëve në Bellanicë, Temeqinë dhe Kërvasari të Malishevës

Njoftohen banorët e Bellanicës, Temeqinës dhe Kërvasarisë të komunës së Malishevës, se të martën më 26 prill 2016, do të bëhet repelimi i kafshëve. Ky është cikli i dytë i repelimit të kafshëve, në kuadër të zbatimit të strategjisë për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Me …

Më shumë...

Rahoveci organizon tubim gjithë popullor për shënimin e 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së të ZOP-së

Në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit, do të organizohet tubim gjithë popullor për shënimin e 18-vjetorit të daljes publike të UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut. Tubimi mbahet në oborrin e shkollës fillore “Vëllezërit Frashri”, në fshatin Drenoc të Komunës së Rahovecit me datë 26.04.2016, me fillim në ora …

Më shumë...

Dy familje ferizajasa bëhen me kulm mbi kokë nga angazhimi i pushtetit lokal dhe donatorëve

Nysrete Lohaj nga kjo e hënë,  jetën e saj do ta vazhdojë në shtëpinë e re, e cila u ndërtua nga Komuna e Ferizajt dhe nga donatorët të cilët mjetet e tyre i dhuruan në gala-mbrëmjen e organizuar në Ferizaj. Ajo thotë se ndjehet shumë e kënaqur me ndërtimin e …

Më shumë...

Mbahet mbledhja e Komitetit për Politike dhe Financa në Ferizaj

Hapjen e mbledhjes së KPF-së në komunën e Ferizajt e bëri kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri. Në këtë mbledhje janë diskutuar çështje të shumta, mirëpo edhe në këtë  mbledhje janë dëgjuar mendime se pikat e rendit të ditës po vijnë të pakompletuara e të pasqaruara mirë. Në mbledhjen e Kuvendit …

Më shumë...

Deputeti, Ilir Deda jep dorëheqje nga Vetëvendosja

Deputeti, Ilir Deda jep dorëheqje nga Vetëvendosja

Deputeti i Vetëvendosjes, Ilir Deda sot ka dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik. Gjatë një konference për medie, ai ka bërë me dije se kohëve të fundit ka pasur ndarje konceptuale me Vetëvendosjen. “Në dy vjetët e fundit ka qenë një bashkëpunim i mbarë, por në 9 muajt e fundit …

Më shumë...

Dështon zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së OVL në Drenas

Kadri Veseli ka dorëzuar kërkesën për themelimin e Komisionit që heton Listat e Veteranëve

Dje ka dështuar zgjedhja e kryetarit dhe kryesisë së re të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në degën e Drenasit. Gjatë garës për zgjedhjen e Këshillit të ri drejtues, Enver Hajdari propozoi që të votohet ndryshimi i statutit dhe rregullores së punës për t’i shkurtuar procedurat rreth zgjedhjes …

Më shumë...

Kryetari, Thaçi takon drejtuesin e Odës Ekonomike

Hashim Thaçit i jep një goditje për Asociacionin, Këshilli i Ministrave të BE’së

Në Kosovë është duke u krijuar një klimë e mirë për bizneset. Kështu ka vlerësuar kryetari i vendit, Hashim Thaçi gjatë një takimi me kreun e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Kryetari, Thaçi, me këtë rast, vlerësoi se panairet e biznesit në Kosovë janë një shenjë e mirë për …

Më shumë...

Tahiri: Sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja për certifikatat e ADR-së

Edita Tahiri

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka bërë me dije se nga sot ka hyrë në fuqi Marrëveshja e ndërmjetësuar nga BE për njohjen reciproke të certifikatave ADR midis dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë. Kjo marrëveshje mundëson lirinë e lëvizjes së mallrave të rrezikshme mes dy shteteve sipas Konventës së ADR-së. …

Më shumë...

Veseli kërkon që Gjermania të investojë në Kosovë

Veseli kërkon që Gjermania të investojë në Kosovë

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka pritur sot një delagacion nga Komisioni për Çështje Evropiane nga landi Nordrhein Vestfalen i Gjermanisë. Delegacioni ishte i përbërë nga katër parti parlamentare. Deputetët gjermanë shprehen interesim për zhvillimet politike në Kosovë, në mënyrë të veçantë për klimën e investimeve dhe bazën ligjore që Kosova ka ndërtuar …

Më shumë...

Komandant ‘Hoxha’ përgënjeshtron mediet sllavo-maqedonase

Komandant ‘Hoxha’ përgënjeshtron mediet sllavo-maqedonase

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Xhezair Shaqiri i njohur si komandant ‘Hoxha’, ka përgënjeshtruar raportimet e medieve maqedonase për gjoja praninë e grupeve të armatosura në Tanushë. Ai ka bërë të ditur se në këtë fshat nuk gjendet askush tjetër përpos banorëve, të cilët janë kundër pushtetit kriminal që sundon …

Më shumë...

Haradinaj: Nuk pinë ujë fushata propagandistike e Maqedonisë kundër Kosovës

Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka reaguar ndaj spekulimeve të medieve maqedonase për gjoja praninë e një grupi të armatosur nga Kosova që vepron në afërsi të fshatit Tanushë. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, ai ka kërkuar nga Maqedonia që …

Më shumë...

Vizitë mjekësore për pensionistët e Shtimes

Disa specialistë mjekë të fushave të ndryshme kontrolluan mbi 20 pensionistë të komunës së Shtimes, të cilët në ambientet e zyrave të Shoqatës së Pensionistëve të Shtimes, i janë nënshtruar një kontrolli mjekësor falas nga ushtria turke që vepron në kuadër të KFOR-it. Ky aktivitet është iniciuar nga koloneli z. …

Më shumë...

Në Skenderaj shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit

Organizuar nga Qendra Rinore Publike dhe Biblioteka Komunale në Skenderaj me aktivitetet të ndryshme është shënuar Dita Ndërkombëtare e Librit. Të rinjtë kanë shpërndarë në Sheshin “Adem Jashari” thënie për dijen dhe librin nga autorë të famshëm, ndërsa në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” qindra të rinj kanë ndjekur një …

Më shumë...

Inspektorati konfiskoi goma që përdoren në furrat e gëlqeres

 Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Këshillit të Drejtorëve në Komunën e Malishevës, i udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj. Në këtë mbledhje, drejtorët e drejtorive, kanë raportuar për aktivitetet gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për javën në vijim. Në këtë mbledhje u bë e …

Më shumë...

Kryetari Vehapi vizitoi disa projekte të cilat janë duke u realizuar në Komunën e Rahovecit

Po vazhdon realizimi i projekteve të cilat janë  paraparë të realizohen gjatë vitit 2016, të cilat kanë të bëjnë me rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat Koznik, Kramovik dhe në qytetin e Rahovecit. Realizimin e projekteve e ka parë nga afër kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi i shoqëruar …

Më shumë...

Qeveria i jep prioritet vetëm investimeve në infrastrukturë

‘Rruga e Kombit’ i jepet me koncesion kompanisë turke për 30 vjet

Shumica e projekteve qeveritare vazhdojnë të përqendrohen në infrastrukturë rrugore dhe jo në sektorët e tjerë. Ministria e Financave ka publikuar një listë të projekteve, të cilat do të financohen përmes kredive. Gjashtë nga tetë projektet kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe atë hekurudhore, ndërsa vetëm dy projekte janë …

Më shumë...