Radio Kosova e Lire

Kryetari Svarqa takoi komandantin i GSHB-Lindje

Vetëm një javë pasi ka marrë detyrën e komandantit të Grupit Shumëkombësh të Betejës-Lindje, kolonel Ros Gammon, qëndroi për një vizitë njohëse në zyrën e kryetarit të Ferizajt Muharrem Svarqa. Kryetari Svarqa e njohu kolonelin Gammon me disa karakteristika të komunës së Ferizajt dhe me marrëdhëniet e shkëlqyera që ka …

Më shumë...

Mustafa: Nuk do të ketë themelim të komunave të reja

Isa Mustafa

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës kundër themelimit të komunës së Prilluzhës, duke siguruar se Qeveria është e përqendruar në zhvillim ekonomik dhe jo në themelim të komunave të reja. Në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Facebook, kreu i …

Më shumë...

Tahiri: Brukseli së shpejti do të sjellë kodin telefonik për Kosovën

Edita Tahiri

Ndonëse sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, Kosova është dashur të ketë kodin telefonik me 1 mars, ministrja për Dialog, Edita Tahiri vazhdon të besojë se kjo do të ndodhë si pasojë e angazhimit të zyrtarëve të lartë në Bruksel. Ajo thotë të ketë zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesit …

Më shumë...

Avramopolous: Shqipëria t’i dalë në ndihmë Greqisë për refugjatët

Problemi i refugjatëve nga Lindja e Mesme ka qenë krye-temë e takimit të sotshëm midis komisionerit evropian të Migrimit, Dimitris Avramopoulos dhe ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri. Komisioneri evropian ka përshëndetur planin e emergjencës të përgatitur nga Qeveria shqiptare në rast të ndonjë vale të emigrantëve. …

Më shumë...

Norvegjia premton mbështetje për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë

Ambasadori norvegjez në vendin tonë, Jan Braath së bashku me gratë deputete të Kuvendit të Kosovës sot kanë zhvilluar një vizitë në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas. Në këtë qendër trajtohen gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ambasadori Braath tha se kjo …

Më shumë...

Qytetarët i thonë JO themelimit të komunës së Prilluzhës

Qytetarë të shumtë morën pjesë në protestën e sotme në Vushtrri, të thirrur nga tri partitë opozitare, me qëllim të kundërshtimit të projektit për themelimin e komunës serbe të Prilluzhës. Përfaqësues të opozitës shprehen vendosmërinë për të kundërshtuar këtë projekt, i cili sipas tyre, jo vetëm që cenon kufijtë administrativ …

Më shumë...

Kryetari i Ferizajt bisedoi me të rinjtë për shqetësimet e tyre

Rreth 40 të rinj ferizajas, bashkëbiseduan sot me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, lidhur me problemet që i preokupojnë ata më së shumti dhe për perspektivën e zgjidhjes së tyre. Bashkëbisedimi u organizua nga PEN, në temën: “Angazhimi i të rinjve në proceset politike dhe zgjedhore”, mbështetur nga …

Më shumë...

Limaj takohet me anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar për Demarkacionin

Limaj

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj është takuar sot me anëtarë të Komisionit Ndërkombëtar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi. Ai ka zhvilluar një takim me anëtarë të këtij komisioni që kryesohet nga ish-diplomati amerikan, Fletcher M. Burton. Me këtë rast, Limaj ka shprehur shqetësimet e subjektit …

Më shumë...

MKRS-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Hebreje Bet Israel Kosova

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Bashkësinë Hebreje-Bet Izrael Kosova. Nëpërmjet këtij memorandum, MKRS-ja dhe Bashkësia Hebreje-Bet Izrael Kosova, janë pajtuar që të bashkëpunojnë ngushtë në fushën e kulturës, trashëgimisë kulturore, sportit, në avancimin e marrëdhënieve miqësore mes dy popujve dhe thëllimin e …

Më shumë...

Sporti i Kosovës përfiton edhe 237 mijë euro

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot tre memorandume të bashkëpunimit, me Federatën e Boksit (93 mijë euro), atë të Shahut (105 mijë euro) dhe të Bodildingut dhe Fitnesit (39 mijë), me çka federatat përkatëse programet e këtij viti subvencionohen me 237 mijë euro. MKRS-ja me këto akte, …

Më shumë...

Njoftim për repelimin e kafshëve në fshatrat e komunës së Malishevës

Njoftohen banorët e Shkozës, Jançishtit dhe Maxharrës, se repelimi i kafshëve në këto  vendbanime, do të bëhet të shtunën më 19 mars 2016. Ndërsa në fshatrat Turjakë dhe Damanek, repelimi i kafshëve, do të bëhet të hënën më 21 mars 2016. Repelimi i kafshëve, bëhet në kuadër të luftimit dhe …

Më shumë...

Gërmimet për varrezat masive në Serbi nisin me 23 mars

Varreza masive

Gërmimet në lokacionet në Serbi ku dyshohet se ndodhen varreza masive, pritet të fillojnë me 23 mars të këtij viti. Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit ka njoftuar se në Krizhevac të Rashkës do të nisin gërmimet e ndërprera qysh vitin e kaluar. Ndërkaq, me 25 mars në Beograd do të …

Më shumë...

Seanca plenare e radhës mbahet me 24 mars

Kryekuvendari Veseli

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që me 24 mars, me fillim nga ora 10:00, të mbajë seancën plenare të radhës. Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, krye-kuvendari Kadri Veseli ka thënë se pret që kësaj radhe të emërohen anëtarët e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik. Duke folur …

Më shumë...

Qeveria: Nuk ka themelim të komunës së Prilluzhës

Qeveria e Kosoves

Qeveria e Kosovës përmes një kumtese për medie konsideron se paralajmërimet për themelimin e komunës së Prilluzhës janë sajime të opozitës. Duke komentuar protestën e thirrur nga partitë opozitare, Qeveria e Kosovës konsideron se lajmi për themelimin e komunës së Prilluzhës është i pavërtetë. Siç thuhet në kumtesë, Qeveria asnjëherë …

Më shumë...

Komiteti për arsim në Malishevë mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për arsim, kulturë, rini dhe sport i komunës së Malishevës, ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për këtë vit, ndërsa temë kryesore e kësaj mbledhje, ishte organizimi i aktiviteteve me rastin e shënimeve të festave të marsit, ku para anëtarëve të komitetit, kanë raportuar drejtori i arsimit …

Më shumë...

Kryetari Bahtiri dënon ashpër djegien e veturave zyrtare

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i dënon ashpër aktet kriminale të dëmtimit të katër veturave zyrtare të EULEX-it dhe djegien e veturës zyrtare të prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ali Rexha, që kanë ndodhur gjatë natës ndërmjet të së mërkurës dhe të enjtes në Mitrovicë. “Veprimet e …

Më shumë...