Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Drejtorëve të komunës së Malishevës, u bë e ditur se po vazhdohet me realizimin e projekteve të ndryshme dhe aktualisht, kur jemi në muajin e katërt të këtij viti, janë duke u realizuar projekte të ndryshme në shtatëdhjetë për qind të vendbanimeve të …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Interesim i madh nga ana e fermerëve rahovecian për të përfituar subvencione
Si viteve tjera, po ashtu edhe këtë vit fermerët e Komunës së Rahovecit kanë treguar interesim të madh për të aplikuar për subvencione, të cilat jepen nga Ministria e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural. Për interesimin e madhe të fermerëve të Komunës së Rahovecit tregon fakti se nga data e …
Më shumë...Informohen nxënësit e shkollave në Rahovec për rrezikun nga pickimi i rriqrave
Gjatë ditës së enjte, kanë filluar ligjëratat nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Rahovecit, ligjëratat janë duke u organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me drejtorin e Arsimit dhe tema e ligjëratave është “Vetëdijesimi i nxënëseve nga rreziku i cili vjen nga pickimi i rriqrave”. …
Më shumë...Drejtoria për Kulturë në Rahovec organizon Tryezë për Trashëgiminë Kulturore
Në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Monumenteve të Trashëgimisë Kulturore, të hënën, më 18 prill, Drejtoria për Kulturë e komunës së Rahovecit, organizon disa aktivitete kulturore. Në bashkëpunim edhe me Qendrën Rinore në Rahovec dhe shkollat e mesme të komunës, do të vizitohen disa monumente të trashëgimisë kulturore …
Më shumë...AAK dhe Nisma sot nënshkruajnë marrëveshjen për koalicion
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma sot do ta zyrtarizojnë krijimin e një koalicioni opozitar. Krerët e të dyja partive, sot në orën 16:00, në selinë e Nismës për Kosovën do të nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit. Përfaqësuesit e këtyre dy partive kanë thënë se marrëveshja mbetet e hapur edhe …
Më shumë...Serbët e kalojnë kufirin pa pengesa, Kosova e Shqipëria me kontrolle të dyfishta
U deshën vetëm disa ditë për t’u kuptuar falsiteti i vendimit të ministres për Dialog, Edita Tahiri se do të ndalohej hyrja dhe dalja në Republikën e Kosovës për të gjithë personat që bartin letërnjoftime të lëshuara nga strukturat ilegale. Kreu i komunës paralele të Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, citohet të …
Më shumë...Me homazhe dhe aktivitete të ndryshme përkujtohen Dëshmorët e Prishtinës
Me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës, sot u mbajtën një sërë aktivitetesh në përkujtim të sakrificës së dëshmorëve. Të pranishëm në homazhe ishin familjarë të dëshmorëve, qytetarë të shumtë si dhe përfaqësues të komunës së Prishtinës. Pas kësaj u bënë nderime të shtatorja e Dëshmorit të Kombit, Zahir …
Më shumë...Veteranët sot protestojnë para Qeverisë
Mos-themelimi i komisionit mjekësor që do të caktonte shkallën e invaliditetit për ata që ende nuk i gëzojnë pensionet dhe paralajmërimet se Qeveria mund të zvogëlojë pensionet për veteranët, ka bërë që veteranët të organizojnë sot protestë. Ata do t’i zërojnë pakënaqësitë e tyre në protestën që do të mbahet …
Më shumë...VV kërkon sqarime nga AAK dhe Nisma për bashkëpunimin e tyre me Qeverinë
Vetëvendosje ka kërkuar nga dy partitë e tjera opozitare, AAK dhe Nisma që të sqarojnë bisedimet e tyre me partitë e koalicionit qeveritar, si kusht për vazhdimin e bashkëpunimit të ndërprerë tash e disa javë. Partia e drejtuar nga Visar Ymeri ka bërë me dije se nuk do të marrë …
Më shumë...Komuna e Mitrovicës subvencionon me sera 27 fermer
Kryetyari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Nasuf Aliu, kanë ndarë serat për fermerët e Komunës. Projekti i Drejtorisë së Bujqësisë për subvencionim, ka si qëllim mbështetjen e fermerëve në komunën e Mitrovicës, prandaj rreth 3,350 m2 sipërfaqe e re toke u janë shpërndarë …
Më shumë...U mbajtën Garat komunale të recituesve
Gjatë muajit mars dhe pjesës së parë të muajit prill, në të gjitha shkollat e komunës së Suharekës, janë mbajtur Garat e recituesve në nivel shkolle. Të gjitha shkollat fillore të mesme të ulëta kanë përzgjedhur dy nxënësit më të suksesshëm (njëri nga shkolla fillore dhe tjetri nga shkolla e …
Më shumë...Fermerët ferizajas furnizohen me farë misri
Komuna e Ferizajt edhe këtë vit ka furnizuar me farë misri fermerët ferizajas. Me këtë rast fermerët ferizajas, janë shprehur tejet të kënaqur me këtë subvencionim të komunës, ata thanë se kjo ju ndihmon mjaft shumë që arat e tyre të mos mbesin djerrin. U bë e ditur se komuna …
Më shumë...Gjykata e Apelit përsëri shpall të pafajshëm Limajn dhe të tjerët
Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije se Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm deputetin, Fatmir Limaj dhe të tjerët për rastin ‘Kleçka’. Trupi gjykues i përbërë nga dy gjykatës të EULEX-it dhe një vendor, ka hedhur poshtë si të pabazuar ankesën e Prokurorisë. Ky vendim për rishpalljen të …
Më shumë...Ndahet nga jeta veprimtari, Skender Murati
Sot u nda nga jeta Skender Murati, veprimtar i LPK-së dhe aktivist i diasporës shqiptare në Zvicër. Ai u angazhua në protestat e demonstratat e shumta në Evropë në shërbim të afirimimit të çështjes shqiptare. Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, me 17 prill, në orën 13:00 në …
Më shumë...Kryekuvendari, Veseli takohet me kongresmenin, King
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në vazhdën e vizitës së tij në Uashington, ka takuar kongresmenin nga radhët e republikanëve, Steve King. Ata biseduan për zhvillimet politike në Kosovë, punën e Kuvendit si dhe përkushtimin për përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike. Kongresmeni, Steve King, nga ana e …
Më shumë...Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania
Numri i azilkërkuesve që kthehen vullnetarisht nga Gjermania është duke u rritur vazhdimisht. Sipas të dhënave të Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, vetëm në tre muajt e parë të këtij viti Gjermaninë e kanë braktisur 14.100 emigrantë, të cilëve u është refuzuar azili. Numri më i madh i atyre …
Më shumë...