Radio Kosova e Lire

Sipas IKSHPK-së, në komunën e Deçanit dy ditët e fundit nuk ka asnjë te infektuar me virusin #Covid19, ndërsa dy persona janë shëruar plotësisht

Sipas IKSHPK-së, në komunën e Deçanit dy ditët e fundit nuk ka asnjë te infektuar me virusin #Covid19, ndërsa dy persona janë shëruar plotësisht nga ky virus. Deri më tani, në komunën e Deçanit janë̈ të identifikuara 173 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 149 të shëruar plotësisht, 8 kanë …

Më shumë...

Kryetari Suma vizitoi Njësinë Tango 2 të Kompanisë se Deminimit te FSK-së

Kryetari i komunës Rufki Suma i shoqëruar edhe nga nënkryetari Mallzum Qajani vizituan Njesinë Tango 2 të Kompanisë së Deminimit të FSK-së e cila aktualisht është duke realizuar aktivitete në Komunën e Hanit të Elezit. Gjatë qëndrimit me pjesëtarët e kësaj njësie ata e informuan kryetarin Suma se Njesia Tango …

Më shumë...

Filloi ndërtimi I çerdhes publike në Kijevë të Malishevës

Sot në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i çerdhes publike për fëmijë, e cila do të jetë çerdhja e tretë publike në Komunën e Malishevës. Gurthemelin e kësaj çerdhe, e kanë vënë, i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës …

Më shumë...

Zv/kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj vizitoi Malishevën

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e shoqëruar edhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëresha Krasniqi, e kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj dhe kabineti qeveritar komunal. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka …

Më shumë...

Filloi zgjerimi i sistemit të ujësjellësit në Astrazup

Në kuadër të realizimit të planifikimeve komunale në investime kapitale dhe në kuadër të investimeve të Komunës së Malishevës, në sistemet e ujësjellësve, me qëllim të sigurimit të ujit për pije, sot në fshatin Astrazup filloi realizimi i projektit për zgjerimin e sistemit të ujësjellësit në këtë fshat. Në fillimin …

Më shumë...

Mbi 100.000kg kunguj(cucurbita moschata) po eksportohen nga Deçani në Zvicër

Drejtori i Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Deçanit Rifat Stojkaj, me bashkëpunëtorë sot gjatë vizitës ne teren ka qëndruar tek fermerët Besim Zekaj dhe Ismet Dervishaj, të cilët janë në përfundim e sipër të përgatitjes për eksport në shtetin Zviceran të mbi 100 ton me kunguj (cucurbita …

Më shumë...

Në Junik Festohet 100 vjetori i Shkollës Fillore, “Edmond Hoxha”

Komuna e Junikut feston 100 vjetorin e shkollës Fillore, “Edmond Hoxha”, në këtë festë përveç kryetarit të komunës së Junikut Agron Kuçi me bashkëpunëtor, Festen e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe veteran te arsimit Junikas, stafi arsimor i Shkollës Fillore, Muqo Delo nga Vlora, zëvendësminstrja e MASHT-it, Anila  Statovci, …

Më shumë...

Komuna e Vitisë përmes ndeshjeve miqësore në futboll bëri bashkë përfaqësues të komunës, policisë, FSK-së, KFOR-it Britanik dhe Amerikan

Organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, në fshatin Ramnishtë të Vitisë, janë zhvilluar 3 ndeshje miqësore ne futboll. Me këtë rast në këto ndeshje miqësore kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komuna e Vitisë, KFOR-i Britanik, FSK-ja- Regjimenti i Parë i Këmbësorisë , Policia e …

Më shumë...

1 i shëruar dhe 1 rast i ri me covid në Malishevë – dy shkolla kalojnë në planin C të mbajtjes së mësimit

Në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar, i cili ka qenë i prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar një rast i ri dhe si pasojë e kësaj dy shkolla detyrohen të kalojnë në mbajtjen e mësimit në planin C, që do të thotë se do mbahet mësimi …

Më shumë...

Po vazhdon implementimi i projektit për zgjerim të ndriçimit publik në komunën e Rahovecit

Po vazhdon implementimi i projektit për zgjerim të ndriçimit publik në lagjen e Epërme të Rahovecit, punimet po vazhdojnë me intensitet të shtuar në rrugën Bekim Isma, pas përfundimit të kësaj rruge punimet do të vazhdojnë edhe në disa segmente tjera rrugore në lagje. Projekti i zgjerimit të ndriçimit publik …

Më shumë...

Kryetari Latifi, takohet me kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të qytetit

Në sallën e mbledhjeve të kuvendit Komunal të Rahovecit, kryetari i komunës, Smajl Latifi ka mbajtur takim me kryetarët e këshillave të fshatrave dhe lagjeve të qytetit të Rahovecit, gjatë takimit është diskutuar për performancën komunale. Në fillim të takimit Kryetari Latifi i ka informuar kryetarët e fshatrave dhe lagjeve …

Më shumë...

Do të vazhdohet me gjobat mandatorë për ata që ndotin ambientin

Nënkryetari i komunës së Deçanit Sami Cacaj, sot mbajti një takim me Drejtorin e Inspeksionit Halil Tolaj me bashkëpunëtorë si dhe Drejtorin e N.P.L. ,,Higjiena ‘’ Kastriot Hulaj. Ndonëse është duke u punuar çdo ditë që ta ruajmë ambientin dhe ta mbajmë të pastër në vazhdimësi faktori njeri ndikon në …

Më shumë...

KKSB vlerëson gjendjen e sigurisë të qetë e stabile në komunën e Vitisë

Është mbajtur mbledhja e katërt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku është diskutuar për gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, posaçërisht gjatë muajve të fundit me ballafaqimin me Covid 19. Zv.kryetari i komunës Hasan Aliu, ka njoftuar rreth periudhës disa mujore të menaxhimit të situatës pandemike, e …

Më shumë...

Krusha e Madhe bëhet me muze funksional

Shtëpinë Muze të Ukshin Hotit e vizitoi Ministrja e Kulturës, rinisë dhe sportit e Republikës së Kosovës, Vlora Dumoshi e shoqëruar nga zëven dësministri Halil Matoshi dhe nga Drejtori i Bibliotekës Republikane Fazli Gajraku. Të prirë nga Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, Drejtoresha e Kulturës Bjondina Kleqka dhe …

Më shumë...

Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa një tjetër është shëruar plotësisht dhe një person ka ndërruar jetë

Sipas IKSHPK-së, sot në komunën e Deçanit një person ka rezultuar pozitiv me virusin #Covid19, ndërsa një tjetër është shëruar plotësisht dhe një person ka ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi. Rasti pozitiv është nga Lluka e Epërme. Deri më sot, në komunën e Deçanit janë të identifikuara 173 …

Më shumë...

SHML “Dardania” shtonë masat higjienike në mbrojtje të covid19

Shkolla e mesme e lartë “Dardania” në komunën e Hanit të Elezit, ka marrë të gjitha masat dhe rekomandimet e Institutit të shëndetit publik për pandeminë Covid 19, ku në çdo pjesë të shkollës janë vendosur dezinfektues, shampona për duar, aparate për mindila (letër) si dhe shporta për hedhjen e …

Më shumë...