Zv/kryeministrja Albulena Balaj-Halimaj vizitoi Malishevën

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e shoqëruar edhe nga deputetja e Kuvendit të Kosovës, Arbëresha Krasniqi, e kanë vizituar Komunën e Malishevës, ku janë pritur në takim nga Kryetari i Komunës, Ragip Begaj dhe kabineti qeveritar komunal. Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar zëvendëskryeministren Balaj-Halimaj, për këtë vizitë, ndërsa e ka njoftuar me rrjedhat e përgjithshme në Komunën e Malishevës, me investimet që është duke bërë komuna dhe për nevojat që ka Malisheva në përgjithësi. Nga ana tjetër, zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj, tha se “Malisheva duhet të ndihmohet me projekte konkrete nga ana e Qeverisë së Kosovës, pasi si komunë meriton shumë më shumë përkrahje, sepse si komunë e papërkrahur në të kaluarën, duhet të ketë përkushtim më të madh nga ana e institucioneve të vendit”. Ajo gjithashtu e ka vlerësuar lartë punën dhe përkushtimin e Komunës së Malishevës, në shërbim të qytetarëve dhe për realizimin e shumë projekteve për qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt apelon qytetarët për respektimin e orarit të përdorimit të insekticideve

Pas vizitës tek bletari që posedon qindra zgjoje bletësh Rrahim Grainca komuna e Ferizajt ka …