Radio Kosova e Lire

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Sllatinë të Epërme të Vitisë, për të parë nga afër punimet në mbjelljen e pemëve dekorative

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar fshatin Sllatinë të Epërme, ku janë duke u mbjellë pemë dekorativ. Me këtë rast ai potencoi se kjo komunë vazhdimisht është përkujdesur për një mjedis të pastër si dhe për krijimin e sa më shumë hapësirave gjelbëruese për qytetarët duke shtuar …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e trotuareve në rrugën Viti-Mogillë dhe në Sadovinë të Muhaxherëve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, kanë vizituar  punimet që po zhvillohen në ndërtimin e trotuarit në fshatin Sadovinë të Muhaxherëve por edhe në ndërtimin e trotuarit për gjatë rrugës që lidhë Vitinë me Komunën e Kllokotit, përkatësisht …

Më shumë...

Komuna e Vitisë vazhdon me hapjen e përroskave, kanaleve dhe lumenjve

Komuna e Vitisë, po vazhdon të kujdesët për ruajtjen e tokave bujqësore por edhe të ekonomive familjare duke bërë pastrimin dhe hapjen e përroskave, kanaleve dhe lumenjve në lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet që po zhvillohen …

Më shumë...

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit me “Deklaratë për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”

Kuvendi i Komunës së Hanit të Elezit mbanë mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2020. Kuvendi për rendë të ditës shqyrtoi; Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Situata me gjendjen e pandemisë së Koronavirusit Miratimi i raportit të shpenzimeve buxhetore për periudhën Janar-Qershor 2020. Shqyrtimi i raportit të …

Më shumë...

Shumica e qytetarëve në Malishevë bartin maska, komuna ju shpërndanë atyre që dalin pa maska

Shumica dërmuese e qytetarëve të Komunës së Malishevës, të cilët dalin për të kryer obligime të ndryshme në qytet, po i bartin maskat mbrojtëse për fytyre, e po ashtu edhe bizneset kanë vendosur dezinfektues dhe njoftime paralajmëruese, duke respektuar vendimet e qeverisë për masat mbrojtëse ndaj COVID-19. Të gjitha bizneset, …

Më shumë...

Në komunën e Deçanit deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, njofton qytetarët se në komunën e Deçanit deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Është shumë e domosdoshme të sillemi me …

Më shumë...

KKMSH apel qytetarëve: Vendosni maskat dhe mbani distancën

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u vlerësua gjendja aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë . Momentalisht u tha se gjendja momentale epidemiologjike është nën kontroll dhe numër jo i madh i të infektuarve me Covid 19 në komunën e Vitisë, krahas numrit të madh …

Më shumë...

1 i shëruar, 3 teste negative dhe 3 pozitive me COVID-19 në Malishevë

Një pacient nga Komuna e Malishevës, është shëruar plotësisht nga COVID-19, tri teste kanë rezultuar negativ, kurse tri teste kanë rezultuar pozitiv. Kjo është konfirmuar nga IKSHPK në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës përkatësisht me shtabin komunal. Numri i përgjithshëm i rasteve aktive me COVID-19 në Malishevë, është 13, …

Më shumë...

Kryetari Haliti vizitoi punimet në ndërtimin e shkollës së re në Drobesh

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor në fshatin Drobesh të Vitisë. Banorët e këtij lokaliteti po mirëpresin ndërtimin e kësaj shkolle pasi që po krijohen kushte më të mira për nxënësit dhe personelin arsimor. Ndërkaq Kryetari Haliti potencoi se …

Më shumë...

Filloj hapja dhe rregullimi i një rruge në Tërpezë

Në kuadër të realizimit të projekteve në infrastrukturën rrugore, në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, përkatësisht në lagjen e “Muhaxherëve”, ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i rrugës “Blerim Krasniqi”. Fillimin e punimeve në këtë rrugë, e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, …

Më shumë...

Juniku i Lutë qytetarët për kujdes, bartja e maskës mbetet obligative

Njoftohen qytetarët e Komunës së Junikut dhe fshatrave për rreth që marrin shërbim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë familjare në Junik, se edhe një zyrtar i lartë i stafit shëndetësor në QKMF ka rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, pas rezultateve të dala nga testimet e fundit të rasteve të kontaktit …

Më shumë...

Kuvendi Komunal i Deçanit miraton deklaratën në mbrojtje të vlerave të luftës së UÇK-së

Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte iniciativë e grupit parlamentar të PDK-së mbështetur nga kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, që të miratojë një deklaratë në të cilën vlerësohet lufta e drejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të …

Më shumë...

KKMSH: Kërkon respektimin e masave kundër përhapës së virusit pandemik, paralajmërohet mbyllja e çerdhes publike në Viti

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në Viti, nën kryesimin e Kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka shqyrtuar gjendjen e pandemisë nga virusi COVID-19 në këtë komunë ku janë 27 raste aktive me këtë virus. Me këtë rast u bë me dije se nga 15 korriku do …

Më shumë...

Të gjitha shërbimet kryhen normalisht në Komunën e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku janë diskutuar dhe trajtuar një varg temash që kanë të bëjnë me realizimin e objektivave dhe planifikimeve, duke mos lënë anash as menaxhimin e situatës me pandemi. Aktualisht në administratën komunale, bazuar …

Më shumë...

Nga dy testet për COVID-19, një ka rezultuar negativ dhe një pozitiv në Malishevë

Bazuar në rezultatet zyrtare të IKSHPK-së, kanë dalë rezultatet e dy testeve të bëra për COVID-19 nga Komuna e Malishevës. Një ka rezultuar negativ dhe një ka rezultuar pozitiv. Me rastin e ri të sotëm, numri i personave aktiv me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është 11 persona. …

Më shumë...

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti , ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së ushtarit amerikan, Alexander Blake Klass

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti , ka shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së ushtarit amerikan, Alexander Blake Klass. “Në emër të qytetarëve vitias dhe emrin tim personal ju shprehi ngushëllimet e mia më të sinqerta Forcave të NATO-së në Kosovë dhe KFOR-it, për humbjen e jetës së …

Më shumë...