Kryeministri, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 50 vjetorin e institucionalizimit të përdorimit të flamurit kombëtar. Ai ka shkruar se gjysmë shekulli më përpara, në ditën e sotme, Kuvendi i Kosovës vendosi zyrtarisht që flamuri shqiptar të valojë i lirë në tërë vendin, duke e vendosur në vend një të drejtë themelore, …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
McAllister: Kriteret e vëna Kosovës për liberalizimin e vizave kanë qenë tejet të vështira
Pas takimit me kryatarin, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj, anëtari i Komitetit për Punët e jashtme të Parlamentit Evropian dhe njëherit krah i kancelares gjermane Angela Merkel për çështje të politikave të jashtme në partinë e saj CDU, David MCAllister ka thënë se e ka përcjell nga afër procesin …
Më shumë...Nesër bëhet zbulimi i lapidarit të Dëshmorit të Kombit, Bashkim Kerolli
Nesër te Rrasa e Zogut në Koshare, bëhet zbulimi i lapidarit të dëshmorit të kombit, Bahskim Kerolli. Ceremonia e zbulimit fillon në ora 10.00. Ndërtimi i lapidarit për dëshmorin e kombit, Bashkim Kerolli është bërë nga bashkëluftëtarët e tij.
Më shumë...Joksimoviq: Opsioni i ndryshimit të kufijve është në tavolinë
Drejtorja e Qendrës për Politikë të Jashtme në Beograd, Aleksandra Joksimoviq i ka deklaruar Deuche Welles se Serbia ka nevojë për kompromis me Kosovën. Ajo ka theksuar më tutje se opsioni i ndryshimit të kufijve është në tavolinë. Serbia ka nevojë për kompromisin. Duhet fituar dhe humbur diҫka. …
Më shumë...Shpronësim dhe rrënim i objekteve në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani” për të mundësuar zhvillimin e projekteve infrastrukturore
Me autorizimin e të parit të Ferizajt, Agim Aliu me qëllim krijimin e mundësisë për zhvillimin e projekteve të plota infrastrukturore, që nga orët e hershme të mëngjesit, drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit, Sabri Murseli bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe me ekspertë nga kjo …
Më shumë...Me asfaltimin e rrugës Gjylekar-Mogillë, hapet korridori që lidhë Vitinë me Kllokotin dhe Gjilanin
Kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës Gjylekar- Mogillë, rrugë kjo e cila do të lidhë Komunën e Vitisë me Komunat Kllokot dhe Gjilan. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka qenë i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u mirëprit nga banorët e …
Më shumë...Kryetari Muharremaj viziton SHFMU në Mushtisht
Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar shkollën fillore të mesme të ulët “Edit Durham” në Mushtisht. Ai ka takuar Drejtorin e kësaj shkolle dhe arsimtarët, me të cilët ka biseduar për punën e tyre në këtë shkollë dhe për mbarëvajtjen e mësimit, ku nga ta ka kërkuar …
Më shumë...Drejtori i DKA-së priti në takim zyrtarët nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik
Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në komunën e Rahovecit, Avni Morina ka pritur në takim në zyrën e tij, zyrtarët e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik Miftar Nika, me bashkëpunëtorë. Gjatë këtij takimi janë hapur “letrat” e projekteve të parapara dhe tashmë të bëra gati për Investime në Efiçiencë të …
Më shumë...Filloi hapja dhe rregullimi i një rruge në Pagarushë
Fshati Pagarushë është një prej fshatrave të mëdha në Komunën e Malishevës dhe në të njëjtën kohë, është fshati më i shpërndarë, ku lagjet janë shumë larg njëra tjetrës dhe rrjedhimisht janë larg rrugës kryesore të fshatit. Në këtë fshat, lagja “Bellq”, ishte pa rrugë të asfaltuar, dhe kanë pasur …
Më shumë...Kryetari Suma i jep mbështetje implementimit të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ka pritur në takim pune përfaqësuesit e Projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”, Ermelinda Haziri Menaxhere e Projektit dhe Besim Haziri Zyrtar i Projektit. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në …
Më shumë...Dy lagje në fshatin Strellc i Epërm së shpejti i gëzohen rrugës së Asfaltuar
Lagjet Tahiraj dhe Krasniqi në fshatin Strellc i Epërm të komunës së Deçanit së shpejti do të jenë lagje të cilat do të asfaltohen, këtë e bëri të ditur Shefi i Sektorit të Shërbimeve Publike Xhevat Lufaj. Lufaj tha se në bashkëpunim më Ministrin e Infrastrukturës dhe Komunën e Deçanit …
Më shumë...Hapet shkolla e futbollit “Open Fun”
Zëvendësministrat e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Burbuqe Bakija Deva dhe Boban Stankovic, në shoqërim të Kryeministrit Ramush Haradinaj morën pjesë në hapjen e shkollës së futbollit “Open Fun”, organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Shkolla e futbollit “Open Fun”, është shkollë e cila i bashkon të gjithë fëmijët …
Më shumë...Ministri Reçica ka takuar Drejtorët e Departamenteve të MPMS-së dhe kryeshefat e Agjencive
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka takuar Drejtorët e Departamenteve të MPMS-së dhe kryeshefat e Agjencive, për të diskutuar lidhur me zbatimin e planit të punës së Ministrisë gjatë këtyre nëntë muajve. Në këtë takim u prezantuan të arriturat në zbatimin e planit të punës gjatë këtij …
Më shumë...Haradinaj: Presim vendimin e merituar pozitiv të Këshillit të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë
Gjatë qëndrimit në vendin tonë, anëtari i Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister është pritur në takim edhe nga kryeministri, Ramush Haradinaj. Ai ka njoftuar se në takimin me David McAllister, anëtarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së është biseduar për aktualitetin politik dhe …
Më shumë...Duhan pirësit e Kosovës shpenzojnë rreth 60 milion euro në vit për duhan
Nga të dhënat e doganave të Kosovës mësohet se duhan pirësit e Kosovës shpenzojnë rreth 60 milion euro në vit për duhan. Sipas të dhënave të doganës, gjatë vitit 2017, vlera e të hollave që janë shpenzuar për duhan ka arritur në 62 milion euro. Nga të dhënat statistikore gjithashtu …
Më shumë...Shala: Ligjin për Ushtrinë do ta votojnë mbi 100 deputetë në Kuvend
Kryetar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haxhi Shala ka shfaqur bindjen e tij se Ligji për Ushtrinë e Kosovës do të votohet muajin tjetër në Kuvend. Ai ka shtuar më tutje se Ligjin për Ushtrinë do ta votojnë mbi 100 deputetë në Kuvend. Kryetar …
Më shumë...