Radio Kosova e Lire

Kryetari Haliti pritet në takim nga përfaqësuesit e Komunës Pully të Zvicrës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në vizitën e tij zyrtare në Zvicër është pritur në një takim miqësor nga udhëheqësit e Komunës Pully të Llozanës. Bëhet me dije se gjatë këtij takimi kryetari Haliti i ka njoftuar ata mbi zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, në veçanti …

Më shumë...

Kryetari Muharremaj viziton shkollat e mesme

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka vizituar shkollat e mesme të komunës, ku ka ndjekur nga afër regjistrimet e nxënësve që po bëhen në këto institucione arsimore. Kryetari Muharremaj në një fjalë rasti tha se nxënësve i’u uroj suksese të mëtejshme në procesin mësimor dhe në zhvillimin e …

Më shumë...

Zyrtarët komunal në Suharekë inspektojnë punimet në rrugë

Inspektorët e ndërtimit të rrugëve nga Komuna e Suharekës kanë dalur në teren për të parë punimet e rrugëve lokale në ndërtim. Rrugët janë duke u rregulluar në Suharekë dhe në fshatin Sopijë. Këta zyrtarë komunal kanë kërkuar nga punëkryersit që rregullimi i këtyre rrugëve të bëhet në formën e …

Më shumë...

Komisioni Komunal i Aksionarëve të “Stacionit të Autobusave” në Rahovec mbajti takimin e parë

Është mbajtur takimi i parë i Komisionit Komunal në Rahovec të Aksionareve të “Stacionit te Autobusave” i formuar me 30.04.2018 me vendim të Kuvendit Komunal, sipas ligjit dy anëtarë janë zgjedhur nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit ndërsa një nga Qeveria Komunale. Nga Qeveria Komunale anëtar i këtij komisioni është …

Më shumë...

Kryetari Begaj, mbajti takimin e parë publik me qytetarë për vitin 2018

Bazuar në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe statutin e Komunës së Malishevës, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë. Në këtë takim, kryetari Begaj, i ka informuar të pranishmit në këtë takim, me projektet në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, …

Më shumë...

MINISTRI BYTYQI MORI PJESË NË TRYEZËN E DISKUTIMIT “PËRGATITJA CILËSORE E MËSIMDHËNËSVE NË KOSOVË”

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, mori pjesë në tryezën “Përgatitja cilësore e mësimdhënësve në Kosovë”, e cila kishte për qëllim diskutimin për programet e përgatitjes së mësimdhënësve në Kosovë, nevojat dhe kërkesat për mësimdhënës të profileve të ndryshme dhe natyrën e përgatitjes së këtyre mësimdhënësve. Ministri Bytyqi …

Më shumë...

Pas tri vizitave të Thaçit në Itali, Mantova me investime konkrete në Kosovë

Gjatë një vizite në Mantova të Italisë, zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Faton Thaçi, ka zhvilluar takime me biznese të ndryshme, që kanë shprehur interesim ta investojnë kapitalin e tyre në Republikën e Kosovës, konkretisht në sektorin e Bujqësisë. Thaçi ka takuar pronarin e fabrikës “Giallograno”, Pierpaolo Cavaglieri, ku pritet …

Më shumë...

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me USAID-in për furnizimin e fermerëve me fidanë të dredhëzës industriale

Gjatë ditës së mërkurë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit me përfaqësuesit e USAID dhe partnerin strategjik “Agrium” shpk. për furnizimin e fermerëve ferizajas me fidanë të dredhëzës industriale të llojit …

Më shumë...

Kryetari Haliti fton Zviceranet të investojnë në Viti

Me ftesë të Odes Ekonomike Zvicër- Kosovë, Kryetari i Komunës se Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Veton Ademi po qëndrojnë për vizitë në Zvicër. Ata gjatë ditës së mërkurë vizituan disa fabrika të përpunimit të produkteve Bujqësore brenda këtij shteti, si fabrikën …

Më shumë...

U mbajt mbledhja rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Suharekë

Është mbajtur mbledhja e 6 (gjashtë) e rregullt për vitin 2018, e Komitetit për Politikë dhe Finaca në komunën e Suharekës, me këtë rend dite: Miratimi i Procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Shqyrtimi i projekt-vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafostacioneve dhe dhënien në shrytëzim afatgjatë të pronës …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti debat publik me banorë të fshatrave Dejnë, Ratkoc, Vrajakë dhe Bratotin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe stafi i tij kanë vazhduar cikin e debateve publike me qytetarë, duke u takuar me banorë të fshatrave Dejnë, Ratkoc, Vrajakë dhe Bratotin. “Jam këtu së bashku me stafin tim që të bisedojmë për kërkesat tuaja, kërkesa këto që ne më pastaj ti …

Më shumë...

Kryetari Begaj dhe ministri Hasani, biseduan për projektet në Malishevë

Ministri i Ministrisë për Tregti dhe Industri, Bajram Hasani, i shoqëruar edhe nga shefi i kabinetit të tij, Durim Limaj, kanë vizituar Komunën e Malishevës dhe janë takuar me Kryetarin e Komunës, Ragip Begaj, nënkryetarin Hajdin Berisha dhe drejtorët e drejtorive komunale. Qëllim i kësaj vizite, ishte njoftimi me ecurinë …

Më shumë...

Ka filluar pastrimi i “Parku Amerikan” në Skenderaj

Serioziteti dhe angazhimi i Kryetarit të komunës së Skenderajt Bekim Jashari, për një ambient të pastër, tashmë është dëshmuar duke arritur rezultate konkrete në çdo pjesë të Komunës së Skenderajt. “Parku Amerikan” në Skenderaj, edhe pse shumë i frekuentuar nga qytetarët e Skenderajt, për një periudhë të gjatë kohore ishte …

Më shumë...

Është mbajte debat publik më pronaret e tokave dhe lokaleve që janë objekt i shpronësimit për hapjen e rrugës kryesore ,,Luan Haradinaj ‘’ dhe Dëshmorët e Kombit’’ në Deçan

Ne bazë të Ligjit mbi shpronësimin  e pronës së paluajtshme me nr.03/L-139 me ndryshimet dhe plotësimet e bëra me Ligjin NR.03/l-205 të dt.28 Tetor 2010, është mbajt debat publik në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan. Kanë  filluar procedurat e shpronësimit të lokaleve dhe tokës në qendër të qytetit të …

Më shumë...

Zëvendësministri Dukolli vizitoi SHSKUK

Në cilësinë e kryesuesit të Këshillit Nacional për Siguri dhe Shëndet në Punë, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli, zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Çerkin Dukolli, ka vizituar Shërbimin Spitalorë Klinik Universitarë të Kosovës (SHSKUK), respektivisht Klinikën e Onkologjisë, Radiologjisë dhe Klinikën e Mjekësisë Nukleare. Nga …

Më shumë...

Synohet bashkëpunim me Komunën e Gjilanit në fushën e bujqësisë

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami paraditen e së martës ka pritur në takim homologun e tij nga Komuna e Gjilanit, Ramiz Krasniqin, me ç’rast u diskutua për formën e bashkëpunimit mes dy drejtorive, gjegjësisht mes Komunës së Ferizajt dhe Komunës së Gjilanit  në fushën …

Më shumë...