Kalon në Qeveri koncept dokumenti në fushën e tregtisë

Ushtruesja e Detyrës së ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ka prezantuar koncept dokumentin në fushën e tregtisë, dokument ky që do të rregullon tregtinë e jashtme dhe të brendshme. Krasniqi në pika të shkurtra e ka arsyetuar koncept dokumentin para kabinetit qeveritar.

Ky është arsyetimi i plotë i koncept dokumentit. Arsyet për hartimin e koncept dokumentit në fushën e tregtisë është paraqitur për shkak të pengesave në zbatimin e ligjit aktual për Tregtinë e Brendshme dhe ligjit për Tregti me  Jashtë. Një pjesë e konsiderueshme e ligjit për tregti më jashtë tani rregullohet nga dy ligje tjera: ligji për masa anti-dumping dhe masa kundër-balancuese, ligji për masa mbrojtëse në importe dhe ligji për shërbime. Ndërsa, një pjesë e konsiderueshme e ligjit për tregti të brendshme rregullohet nga disa ligje tjera sektoriale si: ligji për mbrojtjen e konsumatorit, ligji për mbrojtjen e konkurrencës, ligji për inspektoratin dhe mbikëqyrjen e tregut, ligji për ushqimin, ligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve, etj. Qëllimi kryesor i ndryshimeve të propozuara legjislative është të përditësoj dhe ndryshojë legjislacionin ekzistues që rregullon Tregtinë me Jashtë  dhe Tregtinë e Brendshme me qëllim që të adresojë kufizimet aktuale të ligjeve ekzistuese; përmirësimi i mjedisit të biznesit nëpërmjet rregullimit më të mirë dhe përafrimit të legjislacionit kombëtar me praktikat më të mira ndërkombëtare dhe zotimet ndërkombëtare që Kosova i ka miratuar; në veçanti zbatimin e acquis të BE-së dhe MSA-së. Legjislacioni i përmirësuar dhe modernizuar në këto dy fusha kryesore të një ekonomie tregu do të nxiste rritjen ekonomike dhe mirëqenien e konsumatorit; duke rritur mundësitë për biznesin e Kosovës si në tregun ndërkombëtar ashtu edhe në atë vendor. Rregullimi më i mirë i marrëdhënieve ndërmjet furnizuesve/prodhuesve dhe shitësve lokal duhet të rrisë konkurrueshmërinë e produkteve vendore. Qëllimet shtesë të ndryshimeve të propozuara legjislative gjithashtu lidhen drejtpërdrejt me rregullimin më të fortë të sjelljes jo konkurruese të biznesit dhe mbrojtjen më të mirë të të drejtave të konsumatorit. Duke marrë parasysh kompleksitetin e çështjes, si dhe nevojën urgjente për reforma ekonomike dhe ligjore në vend, propozohet të fillohet procesi i hartimit te Ligjit për tregti te Brendshme në gjysmën e dytë të vitit 2018. Po ashtu, përputhshmëria me rregullat dhe parimet e OBT-së, MSA-së dhe CEFTA-së, do të ndihmonte në avancimin e pozitës së prodhuesve vendor në raport me tregtarët, një zhvillim ekonomik më të lartë, rritje të konkurrueshmërisë dhe vende të reja pune. Koncept dokumenti në fushën e Tregtisë ndërlidhet me objektivat e Qeverisë respektivisht të MTI-së dhe është hartuar në përputhje me procedurat e parapara me Rregulloren Nr. 09/2011 për Punën e Qeverisë së Kosovës. Duke marrë parasysh kompleksitetin e çështjes, si dhe nevojën urgjente për reforma ekonomike dhe ligjore në vend, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë propozon aprovimin e këtij koncepti që rregullon aktivitetet tregtare, duke përfshirë të drejtat dhe detyrimet e të gjithë pjesëmarrësve të tregut dhe institucioneve përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …