leoni

Radio Kosova e Lire

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu hap garën automobilistike në Jezerc

Në fshatin Jezerc po mbahen garat automobilistike në disiplinën malore. Në këtë garë e cila poentohet në kuadër të Kampionatit të Kosovës për vitin 2018, po marrin pjesë vetëm vozitësit që posedojnë licencë garuese të njohur nga FASK dhe FIA e vlefshme për vitin 2018. Në nisjen e kësaj gare, …

Më shumë...

Komuna e Rahovecit dhe OJQ “GREEN-A” organizojnë “Sofrën e Mërgimtarit”

Me 27 Korrik 2018, në kuadër të aktiviteteve që janë planifikuar të organizohen për shënimin e “Ditëve të Mërgimtarëve”, në Komunën e Rahovecit, është edhe organizimi i “Sofrës së Mërgimtarit”, ky aktivitet organizohet në bashkëpunim në mes të Komunës Së Rahovecit dhe OJQ “GREEN-A”, në fshatin Ratkoc. Organizimi i aktivitetit …

Më shumë...

Kryetari Begaj, nderohet me mirënjohje nga veteranët e Kaçanikut

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është nderuar me mirënjohje për kontributin e dhënë për mbështetjen, pritjen dhe strehimin, e ushtarëve të njësitit të Kaçanikut, në vitin 1998, gjatë marshit të tyre drejt Tropojës. Kjo mirënjohje, i është dhënë me rastin e shënimit të 20 vjetorit, të marshit të …

Më shumë...

Kryetari Bali Muharremaj edhe të dielën me aktivitete

Në fshatin Leshan janë mbjellur rreth 200 pisha nga të rinjtë e këtij fshati, së bashku me ta ka qenë edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ku u ka ndihmuar të rinjve në këtë aktivitet për gjelbërimin dhe mirëmbajtjen e ambientit të këtij fshati. Kryetari Muharremaj tha se …

Më shumë...

Ministri Gashi nënshkruan vendimet për Selinë e Shtabit të Brigadës 121 dhe shtëpinë e kulturës në Runik

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, bazuar në legjislacionin në fuqi për trashëgimi kulturore, respektivisht në rekomandimet e grupit punues lidhur me shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe propozimeve të institucioneve, ka miratuar dy vendime për përfshirje të aseteve në kuadër të Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje …

Më shumë...

Sela: Shqiptarët vazhdojnë të jenë të margjinalizuar në Maqedoni, edhe me qeverinë e re

Sela: Shqiptarët vazhdojnë të jenë të margjinalizuar në Maqedoni, edhe me qeverinë e re

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe deputeti në Parlamentin e Maqedonisë, Ziadin Sela ka tërhequr vërejtjen se edhe pse në këtë vend ka një Qeveri tjetër nga ato parapraket, populli shqiptar vazhdon të margjinalizohet. Ai ka shtuar më tutje se ndryshimi i Qeverisë në Maqedoni nuk ua ka ndryshuar pozitën …

Më shumë...

Ministrat Gashi e Xhafaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Ministrat Gashi e Xhafaj nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë

Gjatë vizitës disa ditore në Shqipëri, ministri ynë i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi është pritur në takim edhe nga ministri i Punëve të Brendshme, Fatmir Xhafaj me të cilin nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi për sezonin turistik. Marrëveshja ka për qëllim intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, zbatimin e legjislacionit në fushën …

Më shumë...

Ministri i Arsimit, Shyqeri Bytyqi nënshkroi UA për kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

Ministria e Arsimit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë njofton se ministri, Shyqeri Bytyqi ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ ( nr. 10/2018) për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. -Mësimdhënësit të cilët janë në marrëdhënie pune në institucionet e arsimit parauniversitar me gradë kualifikimi baçelor trevjeçar  me 180 kredi (ECTS) që kanë …

Më shumë...

MINISTRI LEKAJ: AUTOSTRADA E GJILANIT DO TË PËRFUNDOJË NË KOHË REKORDE

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me zëvendësministrin që është i ngarkuar për mbikëqyrjen e zhvillimit të projektit, autostrada, Prishtinë – Gjilan, Rexhep Kadriu dhe  me bashkëpunëtorë të tjerë, i vizitoi punimet në autostradën Prishtinë-Gjilan, me qëllim që të sigurohet se puna në këtë projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë. …

Më shumë...

Shoqata e të shurdhërve në Suharekë, falënderon Komunën

Në një aktivitet të organizuar nga Shoqata e të shurdhërve në Suharekë, e cila ka ndarë mirënjohje dhe falënderime për të gjithë ata që kanë ndihmuar shoqatën, është falënderuar edhe Komuna e Suharekës. Kryetari i kësaj Shoqate Valdet Elshani, ka ndarë mirënjohje për Komunën për përkrahje dhe mbështetje të aktiviteteve …

Më shumë...

Skenderaj me fushatë sensibilizuese për parandalimin e aksidenteve me titull “Mbaji duart në timon, Jo në telefon

Në Skenderaj ka filluar fushata sensibilizuese e titulluar “Mbaji duart në timon, Jo në telefon! Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari mori pjesë në këtë fushatë së bashku me të rinj duke shpërndarë broshura dhe aromatizues për vetura të cilat përmbajnë udhëzime për kujdes gjatë vozitjes. Kjo fushatë sensibilizuese ka për …

Më shumë...

Vit i mbarë për banorët e fshatit Belle të komunës së Deçanit 

Fshati Belle është njeri nder fshatrat më të vjetër të komunë së Deçanit, shtrihet në veriperëndim të Deçanit, vetëm gjashtë kilometra mbi Manastirin e Deçanit. Për ti kthyer normalitetin këtij fshati dhe për të ju mundësuar banorëve kthim në këtë fshatë kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës. I pranishëm …

Më shumë...

Kurti: Qeveria Haradinaj duhet të japë dorëheqje

Albin Kurti: Hashim Thaçi nuk mund të sillet me mua sikur ka bërë me Ramush Haradinajn

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka drejtuar kritika të shumta nga kryeministrit, Ramush Haradinaj si dhe ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë. “Qeveria Haradinaj duhet të japë dorëheqje: ajo e votoi dhurimin e territorit të vendit duke mashtruar publikun, edhe për korrigjimin, edhe për liberalizimin. Saktësisht katër muaj më parë në …

Më shumë...

Serbia nuk e ka lejuar vizitën e ministrit Behxhet Pacolli në Novi Pazar

Pacolli: Deklaratat e Ivica Daçiqit për tërheqjen e njohjeve të Kosovës janë gënjeshtra

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se Serbia nuk e ka lejuar vizitën në Novi Pazar të shefit të diplomacisë së vendit tonë, Behxhet Pacolli. Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat …

Më shumë...

Takimi i radhës në mes të kryetarit të Kosovës dhe atij të Serbisë do të realizohet në shtator

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq pritet që sot të zhvillojnë një takim në Bruksel

Zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federcia Mogherini, Maja Kocijançiq ka deklaruar se takimi i radhës në mes të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, do të realizohet në shtator. Në takimin e fundit e Dialogut në Nivelin e Lartë, të cilin e …

Më shumë...

Ernst: Kosova dhe Serbia nuk do anëtarësohen në BE pa zgjidhje të pranueshme të dyanshme

Pas analizimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë analisti i njohur gjerman, Andreas Ernst ka konstatuar se as Kosova e as Serbia nuk do t’ia arrijnë qëllimit të tyre strategjik për anëtarësim në Bashkimin Evropian pa një zgjidhje të pranueshme të dyanshme. Vetëm në vitet e fundit në të …

Më shumë...