Organizata me bazë në Britani “Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut”, njofton se nga sulm ajror në Siri në rajonin nën kontrollin e rebelëve janë vrarë 35 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur, në mesin e tç cilçve ka edhe fëmijë. Kjo organizatë njofton gjithashtu se sulmet ajrore …
Më shumë...Radio Kosova e Lire
Janë arrestuar dy persona të dyshuar për planifikim të sulmit kundër KFOR-it
Janë arrestuar dy persona të dyshuar se po planifikonin të realizonin sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it. Radio Evropa e Lirë njofton se i dyshuari me inicialët B.SH., 26-vjeç ka shtetësi belge, por ka lindur në Kosovë. I dyshuari mashkull i ka kërkuar të dyshuarës, më të cilën bashkëjeton, të përgatisin …
Më shumë...Ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri
Ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Ai sot ka pësuar një komplikim shëndetësor derisa po merrej me fitnes dhe ndonëse janë bërë përpjekje për t’ia dhënë ndihmën e parë dhe e kanë nisur për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Zëdhënësja e kësaj qendre, …
Më shumë...Minxhozi: Heqja e kontrollit në kufirin Kosovë-Shqipëri të mos dëmtojë procesin e liberalizimit për Kosovën
Pas miratimit të rezolutës për heqjen e tërësishme të kontrollit të shtetasve të Kosovës dhe të Shqipërisë në hyrje/dalje, nëpër pikat e kalimit kufitar në Vërmicë, në Qafë Prush dhe në Qafë Morinë, ambasadori i Shqipërisë nëvendin tonë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se heqja e kontrollit në kufirin Kosovë-Shqipëri nuk …
Më shumë...Vuçiq: Serbinë e presin ditë të vështira nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën
Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira nëse nuk arrijmë marrëveshje me Kosovën kurse aktualisht ka më shumë mundësi që marrëveshja të mos arrihet. Mediet serbe njoftojnë gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë treguar gatishmëri të angazhohen në dialogun mes Kosovës …
Më shumë...Shoqëria Lëvizja ka ftuar veprimtarët e LPK-së, UÇK-së, UÇPMB-së dhe LKÇK-së të vizitojnë bashkërisht Shtëpinë Muze të LSHP-së
Shoqëria Lëvizja ka ftuar tyë gjithë drejtuesit dhe veprimtarët e Lëvizes Popullore të Kosovës, pjesëtarët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe veprimtarët e Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës dhe Bujanovc që më 10 qershor ta vizitojnë bashkërisht Shtëpinë Muze të …
Më shumë...Këshilli i Evropës ia ka zgjatur mandatin EULEX-it edhe dy vite
Këshilli i Evropës ia ka zgjatur edhe për dy vite mandatin EULEX-it. Kjo do të bëjë që sistemi ynë i drejtësisë ende të mos mund të pavarësohet plotësisht. Gjatë këtij mandati tjetër të zgjatur, EULEX-i do të jetë në shërbim të Gjykatës Speciale e cila do të merret me hetimin …
Më shumë...DioGuardi: Njerëzit që janë në pushtet në Kosovë po pasurohen çdo ditë e më shumë
Kryetari i Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Joe Diogardi është treguar tejet kritik nga klasës sonë politike dhe ka konstatuar se në vendin tonë është duke u bërë politikë e keqe. Ai ka thënë se politikanët nuk arritën të bindnin Evropën që t’u japin shqiptarëve viza për të udhëtuar në …
Më shumë...19 vite më parë kapitulloi Serbia dhe u detyrua t’i tërheq forcat e saj shqiptarë-vrasëse nga Kosova
19 vite më parë, Serbia u detyrua t’i tërheq forcat e saj ushtarake e policore nga Kosova. Marrëveshja për dhënien fund të luftës u nënshkrua më 9 qershor të vitit 1999, në Kumanovë e njohur si Marrëveshja ushtarako-teknike e Kumanovës, me të cilën iu dha fund luftës në Kosovë. Kjo …
Më shumë...Nënshkruhet Marrëveshja për Sigurime Sociale mes Kosovës dhe Zvicrës
Në një ceremoni rasti në Prishtinë, u nënshkrua Marrëveshja për Sigurime Sociale në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, e cila i hap rrugë realizimit të drejtave të qytetarët të të dyja shteteve, në fushën e sigurimeve sociale. Në emër të Qeverisë së Kosovës, marrëveshja u nënshkrua …
Më shumë...MINISTRI LEKAJ SQAROI VENDIMIN E QEVERISË SË KOSOVËS, PËR ANEKS-KONTRATËN ME “BECHTEL & ENKA”-N, PËR PËRFUNDIMIN E PROJEKTIT TË AUTOSTRADËS R6, PRISHTINË – HANI I ELEZIT
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, mbajti konferencë për media lidhur me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për aneks – kontratën me “Bechtel & Enka”-n, për përfundimin e projektit të autostradës R6, \”Arbën Xhaferi\”, Prishtinë – Hani i Elezit, nëpërmjet së cilës ka dhënë sqarime të detajuara sa i …
Më shumë...MKRS mbështet Lidhjen e Shkrimtarëve të Kosovës
Në kabinetit e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mes MKRS-së dhe Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës është nënshkruar një memorandum bashkëpunimi. Sipas këtij memorandumi, Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit me 15 mijë euro. Kjo mbështetje financiare bëhet me …
Më shumë...Inspektohen punimet në projektin e asfaltimit të rrugës në Gaçkë të Epërme
Paraditen e së premtes, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga Drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, kanë inspektuar punimet në projektin e asfaltimit të rrugës në fshatin Gaçkë të Epërme, projekt ky i ndarë në dy faza për t’u realizuar në një periudhë trevjeçare. …
Më shumë...Në Viti u mbajt një trajnim mbi rëndësinë e ujitjes së pemëve dhe perimeve
Në Viti është mbajtur një trajnim në fushën e pemëtarisë, konkretisht të kultivimit të vishnjës. Ky trajnim është organizuar nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në bashkëpunim me USAID-in Amerikan. Pemëtarët vitias gjatë këtij trajnimi janë njohur për së afërmi me menaxhimin e plantacionit të vishnjës, mirëmbajtja, krasitja …
Më shumë...Suhareka organizon Debati Publik- Plani Zhvillimor Komunal 2018-2026
Në bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Suharekë, u mbajt Debat Publik lidhur me Planin Zhvillimor Komunal 2018-2026, ku në këtë debat po marrin pjesë qytetarë, përfaqësues biznesesh dhe zyrtarë komunal. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës Bali Muharremaj dhe nënkryetarja Mihrije Suka, ku në fjalën e tij kryetari …
Më shumë...Kryetari Muharremaj organizon Iftar për nder të Muajit të Ramazanit
Komuna e Suharekës dhe Kryetari Bali Muharremaj kanë shtruar Iftar me rastin e Muajit te Shenjt të Ramazanit. Iftari u shtrua në kompleksin turistik “Solid” në Suharekë, ku të pranishëm ishin edhe Bashkësia Islame e Suharekës dhe qytetarë të shumtë agjërues.
Më shumë...