Autoambulanca donacion gjerman, zyrtarisht ju dorëzua QKMF-së në Malishevë

Edhe zyrtarisht, autoambulanca, e cila është donacion nga fondacioni gjerman “Luftbrucke”, ju ka dorëzuar Qendrës së Mjekësisë Familjare në Malishevë (QKMF). Vetura është sjellë në Malishevë nga vet përfaqësuesi i fondacionit, humanisti Rudolf Broer, ndërsa vetura dhe çelësat i janë dorëzuar kryetarit të Malishevës, Ragip Begaj, e ky i fundit, veturën dhe çelësat ja ka dorëzuar QKMF-së në Malishevë. “Malisheva ju ka shumë borxh dhe nuk do t’ju harroj asnjëherë. Ju jeni një humanist i madh dhe Komuna e Malishevës gjithmonë do ju kujtoj të tillë. Ne ju jemi mirënjohës për të gjitha që keni bërë për komunën tonë”, tha mes tjerash kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, me rastin e pranimit të donacionit. Humanisti Rudolf Broer dhe fondacioni të cilin e drejton “Luftbrucke”, disa herë ka ndihmuar Komunën e Malishevës, me donacione të tilla, siç është një kombibus, për shërbimin e dializës, për personat në nevojë, pastaj karroca për personat me nevoja të veçanta, dhe shumë donacione të tjera, përfshi edhe këtë autoambulancë për nevojat e QKMF-së. Kjo autoambulancë, i është dhuruar Komunës së Malishevës, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të fondacionit “Luftbrucke”, në një ceremoni zyrtare të organizuar në Gjermani.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …