Autoritet më të larta të vendit kanë zhvilluar takim të përbashkët para takimit të radhës në Bruksel

Autoritetet më të larta të vendit kanë mbajtur takim të përbashkët para takimit të radhës në Bruksel

Autoritet më të larta të vendit kanë mbajtur takim të përbashkët para takimit të radhës në Bruksel, i cili do të mbahet të mërkurën, më 18 korrik. Njoftohet se për këtë qëllim, është zhvilluar një takim në të cilin kanë marr pjesë kryetari i vendit, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kryeministri, Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ( AKR) zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, j dhe zëvendëskryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi. Në njoftimin e lëshuar për medie thuhet se udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …