vipa
driloni com
AKP
Fillimi / Lajmet / Kurti: Kryetari Hashim Thaçi ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës
Albin Kurti

Kurti: Kryetari Hashim Thaçi ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës

Vetëvendosja njofton se lideri i saj, Albin Kurti është pritur në takim nga ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në Itali si dhe për politikat e BE-së për Kosovën dhe rajonin. Lidhur me vazhdimin e dialogut me Serbinë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka theksuar se fillimisht duhet të ketë një raport për 33 marrëveshjet e arritura deri më tani me Serbinë sepse nuk nuk mund të ketë demokraci pa llogaridhënie, dhe nuk mund të ketë llogaridhënie pa raporte. Ai ka shtuar më tutje se Kosova ka nevojë për një platformë me parime dhe objektiva të qarta për Kosovën, platformë e cila do mund të nxirrej përmes zhvillimit të një dialogu të brendshëm me aktorët e ndryshëm socialë, ekonomikë dhe politikë në Kosovë. Për më shumë, u theksua fakti që dialogu me Serbinë nuk mund të lejohet të drejtohet nga një person i delegjitimuar si presidenti Hashim Thaçi, i cili e ka shfrytëzuar dialogun për interesa personale në dëm të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri Pacolli po vazhdon të lobojë për njohjen e Kosovës në takime me ministat e shteteve që nuk na kanë njohur

Ministri Pacolli po vazhdon të lobojë për njohjen e Kosovës në takime me ministat e shteteve që nuk na kanë njohur

Në kuadër të takimeve të shumta që kryediplomati kosovar, Behxhet Pacolli, po zhvillon me homologët ...