Autoritet qeveritare në Kosovë, madje as krerët e BIK-së nuk po e dënojnë dhunën dhe gjenocidin kundër myslimanëve rohinjas

Autoritet qeveritare në Kosovë, madje as krerët e BIK-së nuk po e dënojnë dhunën dhe gjenocidin kundër myslimanëve rohinjas

Të frikësuar me gogolin e “terrorizmit islamik”, krerët e Kosovës, liderët politikë, por as imamët dhe Bashkësia Islame, me asnjë deklaratë deri tani nuk e kanë dënuar dhunën, gjenocidin dhe etnocidin që po e ushtron Qeveria e Mijanmarit kundër myslimanëve. Në Mijanmar po ndodh ajo që ka ndodhur në Kosovë në vitin 1999, kur tërë bota demokratike kishte dënuar gjenocidin e regjimit serb të Milosheviqit kundër shqiptarëve. Tani kur do të duhej të ngrihej zëri i ndërgjegjës, duke dënuar dhunën  barbare kundër qindra mijëra civilëve gra e fëmijë, që po dëbohen nga vendi i tyre dhe po i vrasin në mënyrën barbare, politikanë tanë me heshtjen e tyre aprovojnë gjenocidin kundër një popullate të pafajshme që kërkon ra ruajë identitetin e vet kombëtar e fetar.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …