AKS

Autoritete të larta të Bashkimit Evropian bëjnë të ditur se themelimi i Asociacionit të komunave serbe pritet të fillojë së shpejti

Autoritete të larta të Bashkimit Evropian bëjnë të ditur se themelimi i Asociacionit pritet të fillojë së shpejti, ndërkohë që kryeministri, Albin Kurti  deklaroi se shansi që kjo të ndodhte humbi më 26 tetor të këtij viti, në Bruksel, ku ai ishte takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe kryeministren e Italisë, Gjorgjia Meloni. Ata i kishin folur për urgjencën e kësaj çështjeje. Bashkimi Europian po pret lëvizje nga Kosova, pasi mirëpriti vendimin e fundit të Serbisë për t’i njohur targat e automjeteve të lëshuara nga shteti të cilin nuk e njeh zyrtarisht. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka deklaruar se tani pret që Kosova të përgjigjet në mënyrë të ngjashme. Zëdhënësja e BE-së, Nabila Masrali deklaroi se  projekt-statuti që i është paraqitur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në tetor është mënyra më e mirë e mundshme për të adresuar ndjeshmëritë e të dyja palëve, pasi tani është momenti ku pritet të fillojë së shpejti themelimi i Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Procesi i regjistrimit të popullatës në Kosovë filloi më 5 prill dhe do të vazhdojë deri më 17 maj të këtij viti

Në një konferencë për media të mbajtur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , …