Autoritetet e KFOR-it në vendin tonë, kanë deklaruar dhe kanë rikonfirmuar se çdo vendim mbi hapjen e Urës së Ibrit duhet të ndjekë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. KFOR-i ka nënvizuar se ka një prani të përhershme në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth për të siguruar stabilitetin dhe sigurinë. Misioni do të ndërhyjë në rast se ndodhin zhvillime që mund të rrezikojnë mjedisin e sigurisë. Ndërkohë, institucionet e Kosovës, pa i marrë parasysh vërejtjet e ndërkombëtarëve kanë kryer inspektime dhe testime fizike mbi qëndrueshmërinë e Urës së Ibrit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e rrezikon paqen në rajon
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka vlerësuar se shërbimi ushtarak i detyrueshëm në Serbi, e …