Në kuadër të zyrës së kryeministrit është themeluar Zyra për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore

Autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për arrestimin e Tefik Mustafës

Autoritetet e Kosovës ende nuk kanë dhënë asnjë përgjigje për njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë se kanë arrestuar ish pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tefik Mustafen. Radio Evropa e Lirë ka njoftuar se i është drejtuar me pyetje Ministrisë së Jashtme të Kosovës dhe Policisë së Kosovës në lidhje me arrestimin e shtetasit kosovar, Tefik Mustafa në Serbi por nuk kanë marrë përgjigje. Që nga përfundimi i luftës, Serbia ka arrestuar brenda territorit të saj shumë qytetar të Kosovës që kanë qenë pjesëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke i akuzuar më pastaj ata për kinse krime të luftës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …