Vjosa Osmani: “Dita, kur duhet t’u flasim brezave të ardhshëm për dëshmorët si pjesë e luftës tonë çlirimtare dhe si pjesë e UÇK-së”

Kryetarja, Vjosa Osmani, e cila ka vështirësi ideologjike  e politike në shqiptimin e sintagmës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, sot në ditën e Dëshmorëve të Prishtinës ka thënë se Dita e Dëshmorëve  është dita për ta nderuar sakrificën sublime që dhanë të gjithë të rënët e këtij rajoni”, Sot është dita, kur duhet t’u flasim brezave të ardhshëm për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve si pjesë e luftës tonë çlirimtare dhe si pjesë e UÇK-së”, ka thënë  Osmani gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin, Albin Kurti dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca, te Varrezat e Dëshmorëve në kryeqytet.

Përmendja e UÇK-së me këtë rast, por prapë me një rezervë dhe përpjekje për ndasi, vjen pas reagimeve të shumta që pati nga opinioni liridashës, kur ajo më 9 prill 2021 në Kompleksin Memorial të Betejës së Koshares nuk e përmendi fare UÇK-në, të cilën mbase për hir të saj e kishte anashkaluar edhe Albin Kurti.

Urrejtja fiktive që ka kundër UÇK-së, në shpirtin e saj kjo zonja kryetare, e cila përfaqëson një parti politike fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, dhe jo unitetin e shqiptarëve, sidomos jo partitë e dala nga lufta e UÇK-së, do të çmohet shumë nga një pjesë e faktorit diplomatik ndërkombëtar e do ta ketë edhe konsideratën e Serbisë në bisedimet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …