Autoritetet në Serbi të pezmatuar për shkak se nuk i lejojnë të marrin pjesë në komemoracionin, në Potoçare

Autoritetet në Serbi të pezmatuar për shkak se nuk i lejojnë të marrin pjesë në komemoracionin, në Potoçare

Autoritetet në Serbi janë pezmatuar për shkak se kryetari i komunës së Srebrenicës, Qamil Durakoviq ka marrë vendim që krerët e luftës dhe të shteti serb nuk mund të marrin pjesë në përkujtimin e sotëm për të masakruarit, i cili mbahet në Potoçare, përderisa mohojnë të kenë kryer gjenocid mbi popullatën boshnjake, më 11 korrik 1995, në Srebrenicë. Ata janë të padëshirueshëm të marrin pjesë në komemoracionin që mbahet sot, ka saktësuar Durakoviq. Një vit më parë kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ishte sulmuar nga një grup boshnjakësh dhe mezi kishte arritur të shpëtonte gjallë. Familjarët e të masakruarve janë të mendimit  se prania në komemoracion e zyrtarëve që mohojnë krimin gjenocidal kundër myslimanëve në Srebrenicë është skandaloz dhe fyen familjet e të masakruarve, ka sqaruar  Durakoviq për mediet. Shoqata “Nënat e Srerebnicës” kanë të drejtë të mos u lejojnë pjesëmarrjen zyrtarëve të Beogradit dhe bashkëpunëtorëve të kriminelit Milosheviq, Ivica Daçiq, Aleksandër Vuçiq e shumë të tjerë të cilët kanë kryer gjenocid dhe krime por nuk pranojnë realitetin dhe nuk kanë hequr dorë nga politika vrastare.  (Al-Xhazira –RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria Speciale konfirmoi arrestimin e Naser Hafizit, ushtrues detyre i Udhëheqësit të Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore

Me urdhër të Prokurorisë Speciale ishte  zhvillua një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor …