Autoritetet në Ukrainë thonë se bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus do të zhvillohen sot, në mëngjes

Autoritetet në Ukrainë thonë se bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus do të zhvillohen sot, në mëngjes

Zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Evgenj Jenin është cituar të ketë deklaruar se bisedimet midis delegacionit ukrainas dhe atij rus do të zhvillohen sot, në mëngjes. Zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky tha se presidenti i Bjellorusisë, Aleksander Lukashenko e ka telefonuar presidentin ukrainas të dielën. “Ata kanë rënë dakord që delegacioni ukrainas do të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripjat. Zelenskij ka njoftuar edhe vetë se ka biseduar në telefon me presidentin e Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkon, aleatin e presidentit rus, Vladimir Putin. Kemi rënë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me rus pa kushte paraprake në kufirin ukraino-bjellorus, në zonën e lumit Pripjat. Presidenti ukrainas tha se Lukashenko ka marrë përgjegjësi se avionët, helikopterët dhe raketat e vendosura në territorin bjellorus do të mbeten në tokë përgjatë nisjes, negociatave dhe kthimit të delegacionit ukrainas në vend. Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të zhvillonte bisedime me Rusinë, por hodhi poshtë propozimin e palës ruse për një takim që do të mbahej në Bjellorusi. Bjellorusia është aleat i Rusisë dhe ka luajtur rol kyç në pushtimin rus të Ukrainës. Trupat ruse pushtuan kufirin e Ukrainës me Bjellorusinë me mbështetjen e qeverisë bjelloruse, sipas zyrtarëve ukrainas.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …