Demarkacioni Kosovë-Mali i Zi

Autoritetet qeveritare të Malit të Zi kanë konfirmuar se nuk do ta ri-negociojnë procesin e Demarkacionit

Autoritetet qeveritare të  Malit të Zi kanë konfirmuar  se nuk do ta ri-negociojnë procesin e Demarkacionit, ndërkohë që institucionet e Kosovës po vazhdojnë të kërkojnë mënyra për ta ratifikuar marrëveshjen e arritur vitin e kaluar për kufirin me Malin e Zi. Anëtari i Këshillit të politikës së jashtme të Parlamentit të Malit të Zi, Nikollë Gegaj, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në Mal të Zi “nuk po shqyrtohet mundësia e përkufizimit të sërishëm të vijës kufitare me Kosovën”. Ai ka bërë të ditur se marrëveshja për Demarkacionin e nënshkruar nga nivelet më të larta të të dyja shteteve dhe në praninë e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, ka mbetur që të ratifikohet nga pala e Kosovës. “Nuk besoj që do të bëhet rivlerësimi i asaj që është nënshkruar dhe miratuar nga ana e Komisioneve që kanë kryer punë të mirë si dhe të qeverive të të dyja vendeve. Kuvendi i Malit të Zi e ka ratifikuar marrëveshjen prandaj edhe pritet që shteti mik Kosova ta bëjë të njëjtën“, ka thënë Gegaj, duke rikujtuar se edhe kryetari amerikan, Barack Obama në takim me ambasadoren e Kosovës në Uashington e ka përkrahur ratifikimin e marrëveshjes.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …