Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë vërë nën kontroll zjarrin në minierë nga i cili u mbytën 41 minator

Autoritetet turke kanë njoftuar se kanë vërë nën kontroll zjarrin në minierë nga i cili u mbytën 41 minator. Ministri i Energjisë, Fatih Donmez, është cituare të ketë deklaruar se zjarri në minierën e thëngjillit përgjithësisht është nën kontroll, por përpjekjet për izolimin e tij po vazhdonin pas incidentit që ndodhi 350 metra nën tokë. Autoritetet turke kanë njoftuar se prokuroria ka nisur hetimet për gjetjen e shkakut të incidentit nga i cili humbën jetën 41 minator dhe shumë të tjerë u lënduan. Sipas të dhënave të para, mendohet shpërthimi ishte shkaktuar nga metani në minierë. Tragjedi të tilla me humbje të jetëve të minatorëve në miniera, kanë ndodhur edhe më parë në Turqi. Në vitin 2014, rreth 300 punëtorë u vranë në fatkeqësinë më të rëndë ndonjëherë në minierat e Turqisë, në qytetin perëndimor të Somas, 350 km në jug të Stambollit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë, e vizitoi, një delegacion i Zvicrës nga komuna Meyrin e Gjenevës

Sot, në Shtëpinë-Muze të Radios Kosova e Lirë,  në fshatin Berishë, qëndroi  për një vizitë, …