Autoriteti i konkurrencës dorëzohet, meqë po i humb lëndët në gjykatat e vendit

Politika e shëndoshë e konkurrencës inkurajon efikasitet të ndërmarrjeve, eliminon pengesat ndaj tregtisë, promovon qasjen në treg për bizneset e reja dhe eliminon ose zvogëlon privilegjet pajustifikuara. Lënda më e madhe që është duke u hetuar nga Autoriteti i Konkurrencës  është në sektorin e derivateve. jKështu u tha sot në lansimin e konferencës me temën “Konkurrenca është e mirë, me rregullim është më mirë”, me ç’rast zëvendësshefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, Riccardo Serri tha se është iniciativa më e madhe e financiar nga BE për konkurrencë. Ministri i Financave Bedri Hamza tha se gjatë periudhës së fundit ka pasur progres në fushën e konkurrencës, por projekti do të mbështes përmbushjen e direktivave të BE, si dhe do të forcojë kapacitetet funksionale dhe teknike. Kryetari i Autoritetit të Konkurencës Valon Prestreshi, theksoi se lënda më e madhe hetimore aktualisht është në tregun e naftës. Rezultati final, sipas tij, pritet të bëhet shumë shpejt. Problem tjetër, sipas Prestreshit  është edhe trajtimi lëndëve nëpër gjykata.

Kontrolloni gjithashtu

Dëshmitari amerikan, Shon Bërns, shpjegon para trupit gjykues përmbajtjen e Komunikatës numër 63 të SH të UÇK-së

Në një dëshmi përpara trupit gjykues në Hagë, dëshmitari dhe ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka …