Avdi Smajlaj: Interferimi i Qeverisë së Kosovës në fushatën zgjedhore në Maqedoni, ndikon në rritjen e nacionalizmit

Profesori universitar, Avdi Smajljaj,  ka theksuar se interferimi i Qeverisë së Kosovës në fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhor në Maqedoni të Veriut, ndër të tjera, do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e nacionalizmit dhe rritjes së votave të partive nacionaliste maqedonase, në dëm të partive që promovojnë barazinë qytetare për të gjitha etnitë në Maqedoninë e Veriut. Nacionalizmi e patriotizmi folklorik në fushatë zgjedhore nuk ka ndonjë kosto për atë që e shet, por është shumë i shtrenjtë për atë që e blen. Interferimi i qeverisë së Kosovës në fushatën zgjedhore dhe procesin zgjedhorë në Maqedoni të Veriut, ndër të tjera, do të jetë një mundësi e mirë për rritjen e nacionalizmit dhe rritjes së votave të partive nacionaliste maqedonase, në dëm të partive që promovojnë barazinë qyetare për të gjitha etnitë në Maqedoninë e Veriut. Në fakt, nacionalizma të tillë mirëpresin intereferime të tilla, dhe i instrumentalizojnë ato për rritje të nacionalizmit si kundërpërgjigje”, ka shkruar, Profesori universitar, Avdi Smajljaj, në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Stuhitë lënë pas dëme të mëdha në bujqësi, fermerët kërkojnë ndihmë urgjente

Reshjet e dendura të shiut dhe breshri që kanë përfshirë Kosovën gjatë dy ditëve të …