Avdullah Hoti

Avdullah Hoti: Do të krijojmë kushte për bizneset por në të njëjtën kohë do ta mbajmë nën kontroll situatën me pandeminë

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, por nuk është bërë e ditur nëse do të ndryshohen masat anti-COVID. Kryeministri Avdullah Hoti ka deklaruar se ka dyndje të madhe të qytetarëve dhe do të kujdesemi që me masat që ndërmarrim për mbrojte nga virusi korona të krijojmë kushte të volitshme për bizneset si dhe për të lëvizur qytetarët, por në të njëjtën kohë do të sigurohemi të mbajmë nën kontroll situatën me pandeminë. Ndryshe gjatë ditëve të fundit pati rënie të numrit të të infektuarve, por edhe të viktimave. Masat e fundit anti-COVID u morën më 11 nëntor, ku qytetarët ende vazhdojnë të kenë të ndaluar qarkullimin e lëvizjes nga ora 19:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit. Varësisht nga rreziku, komunat janë të ndara në zona e më të rrezikshmet janë ato në zonën e kuqe.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …