Airport Adem Jashari
valamobile
kek
MIT
mbpzhr grante
Fillimi / Lajmet / Avdullah Hoti: Gjuha kërcënuese e Serbisë të ndalet para çfarëdo dialogu, Bashkimi Evropian të reagojë
Avdullah Hoti thotë se arritja më e madhe nga Samiti i Berlinit është eliminimi i idesë së për korrigjim të kufirit

Avdullah Hoti: Gjuha kërcënuese e Serbisë të ndalet para çfarëdo dialogu, Bashkimi Evropian të reagojë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të reagojë ndaj gjuhës kërcënuese që Serbia po përdorë karshi Kosovës. “Çdo ditë dëgjojmë kërcënime nga Serbia, siç është rasti i fundit me kërcënimin e ministrit të Jashtëm serb për ndërhyrje në veri të Kosovës”, ka shkruar Hoti. “Ata e dinë se Kosova tani e ka ushtrinë e vet, dhe se KFOR është ende në Kosove. Prandaj, edhe ata e dinë se këto kërcënime janë boshe. Por, kjo gjuhë kërcënuese tregon se arritja e marrëveshjes në mes të dy vendeve është ende larg. Kjo gjuhë duhet të ndalet para çfarëdo dialogu. BE-ja duhet të reagojë”. ka shtuar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Hashim Thaçi

Thaçi: Krimet çfarë janë bërë në Lybeniq nuk harrohen e as nuk vjetrohen kurrë

Duke përkujtuar 21 vjetorin e masakrës së fshatit Lybeniq të Pejës, nga forcat policore dhe ...