Avdullah Hoti: Sulmi ndaj Nikolla Rashiqit, duhet të trajtohet dhe hetohet nga organet kompetente të drejtësisë

Avdullah Hoti: Ndërhyrja e Beogradit në votat boshnjake në Kosovë e papranueshme dhe e paprecedentë

Në këto zgjedhje parlamentare, partitë boshnjake morën shtatë mijë vota më shumë se herën e kaluar. Kjo madje, edhe në zonat ku nuk ka fare banorë të këtij komuniteti. Ky fakt solli në dyshimet se Lista Serbe ka ndërhyrë në procesin zgjedhor për ulëset e garantuara, në mënyrë që t’i kontrollojë rreth dy të tretat e deputetëve të pakicave. Cak i akuzave është iniciativa e Adriana Hoxhiq e cila po thuhet se është ndihmuar nga votat e serbëve të Kosovës. Një grup prej 49 organizatave të sektorit civil të boshnjakëve të Kosovës ka reaguar duke thënë se nuk e pranojnë rezultatin. Këtë ndërhyrje e quan të paprecedentë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, i cili tha se subjektet shqiptare asnjëherë nuk kanë pasur tendencë të ndërhyjnë në zgjedhjen e përfaqësuesve të komuniteteve. Nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës thanë se po presin certifikimin e rezultateve zgjedhore të 14 shkurtit që t’i adresojnë edhe reagimet e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Lumir Abdixhiku ka thënë se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit vetëm pas publikimit të verdiktit të Gjykatës Kushtetuese

Një qasje të ngjashme ka shprehur edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, …