Hoti: Qeveria e Kosovës do ta mbështesë Telekomin, këtë ndërmarrje me interes strategjik për vendin

Avdullah Hoti thotë se ministrat nuk e konsultojnë kryeministrin Haradinaj për vendimet që marrin

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka kritikuar sërish Qeverinë Haradinaj. Ka thënë se kjo Qeveri është pa zot shtëpie. Sipas Hotit, ministrat nuk e konsultojnë Haradinajn për vendimet që marrin. Përmes një postimi, Hoti ka thënë se Kosova ka nevojë për një kryeministër, pasi që sipas tij Qeveria aktualisht nuk ka zot shtëpie. Ai ka folur edhe për vendimin e Ministrit të Punëve të Jashtme, Behxhet Pacollit për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serb në Kosovë, duke thënë se ky vendim është marrë pa u konsultuar me kryeministrin Haradinaj. Sipas Hotit, ministrat nuk e konsultojnë Haradinajn për vendimet që marrin. “Pacolli iu ndalon hyrjen në Kosovës zyrtarëve të Serbisë. Në anën tjetër, Haradinaj thotë se ky është lajmi i rremë. Duket qartë se ky vendim i Pacollit është marrë pa konsultim me Haradinajn. Kështu nuk udhëhiqet Qeveria e Republikës së Kosovës. Kryeministrin nuk e konsultojnë ministrat për vendimet që kanë ndikim përtej ministrive respektive. Secili ministër vepron për hesap të vetin”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …