KEK
Fillimi / Dëshmorët / Avdyl Ali Jasiqi (26.3.1966 – 28.7.1998)
Avdyl Ali Jasiqi (26.3.1966 – 28.7.1998)

Avdyl Ali Jasiqi (26.3.1966 – 28.7.1998)

Avdyl Jasiqi u lind më 26.3.1966 në fshatin Jasiq të komunës së Junikut në një familje e varfër fshatare, por me traditë të lartë patriotike. Prindërit e tij Ali e Zizë Jasiqi kishin shtatë fëmijë: Ibrahimin, Demën, Nepën, Avdylin, Milazimin, Shyhreten dhe Sadeten.
Shkollën fillore Avdyli e nisi në vendlindje dhe e kreu në Junik, ndërsa të mesmen – drejtimin axhutator e kreu në Gjakovë. Familja e tij e gjerë ka pasur një të kaluar patriotike. Një nga stërgjyshërit e tij, Sahit Mula, ishte pjesëmarrës i luftës për çlirimin e trojeve shqiptare nga pushteti ushtarak jugosllav, i cili luftoi për mbrojtjen e trojeve shqiptare në kufirin me Serbi e Malin e Zi, ku bie në altarin e lirisë.
Avdyli ishte pjesëmarrës në demostratat e organizuara në fund të viteve 80-të e në vitet 90-të të shekullit 20 në Pejë, Deçan e në Junik, kur edhe ishte arrestuar disa herë nga policia serbe.
Më 1997 Avdyli ka pasur kontakte me disa persona nga Glloxhani, falë kalimit të dyanshëm illegal të krerëve të lëvizjes çlirimtare për ndërlidhjen e grupeve vendëse me ata të diasporës, por edhe të nevojës së ushtrimeve ushtarake në Shqipëri për përgatitjen e luftës së armatosur, si Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Sali Çeku me bashkëluftëtarë të tjerë, qysh më 1992. Këta militantë, tashmë të përjetësuar për lirinë e Kosovës, shpesh kalonin nëpër fshatrat Batushë, Junik, Gjocaj, Jasiq e Voksh, prej ku u formua një informim herë i drejtëpërdrejtë, herë i tërthortë ndër banorët e interesuar për luftën çlirimtare, të cilët filluan të gjejnë veten në radhët e luftëtarëve të lirisë
Më 1997, Avdyli pati kontaktet e para me UÇK-në. Kurse, bashkë me vëllain, Brahimin, më 28 mars 1998, radhitet në UÇK, fillimisht në njësitin e vendlindjes. Stërvitjet i kreu në Gllogjan, në Smolicë dhe në Jasiq. Pas stërvitjeve emërohet komandant i togut të intervenimit të shpejtë, i quajtur “KOBRA”,
Ishte i pajisur me armët të ndryshme, si pushkomitralez, M-48 dhe revole.
Për furnizimin me armatim, Avdyli ishte disa herë përtej kufirit që ndante lirinë nga robëria, në Shqipërinë politike.
Ka marrë pjesë aktive në zhvillimet e betejave në Junik, Voksh, Gjocaj, Jasiq dhe në “Zharre” të maleve të Junikut.
Më 14 korrik 1998, Avdyli u plagos, duke qenë në shërbim të mbrojtjes së popullates së dëbuar nga fshati Baballoq i komunës së Deçanit për në Shqipëri.
Luftimet më të ashpra kundër pushtuesit, Avdyli me bashkëluftëtarë, i bëri dhe i përjetoi në “Zharre” mbi Gjocaj, ku sërish u plagos. Nga arma e tij ishin vrarë disa eprorë dhe ushtarë të ushtrisë armike, e cila ngjarje pat tronditur armatën jygosllave.
Në mbrëmjen e 28 marsit 1998, duke u kthyer nga beteja fitimtare për në bazë, bashkë me luftëtarin Sabri Halimi, nga Shkupi, bie në fushë të minuar nga forcat e armikut, me ç’rast Avdyli hyn në përjetësi.
Dëshmori Avdyl Jasiqi ishte luftëtar i zoti e trim, i gatshëm për kryerjen e çdo detyre ushtarake. Ai ishte emëruar në detyrën e komandantit të togës për intervenim të shpejtë “Kobra”.
Trupi i dëshmorit Avdyl Jasiqi u varros në fshatin e lindjes, më 30 korrik 1998.
Avdyli ishte i martuar me Fanë Selmanajn nga Gllogjani. Atij dhe dëshmorëve Shkëlzen Gacaferi e Arif Gjoci u është ngritur lapidari në “Zharre”. Emri i tij gjendet edhe në lapidarin e përbashkët të dëshmorëve në qendër të qytezës së Junikut. (Z. Gj.)

Kontrolloni gjithashtu

Halil Zymer Sejfijaj (10.7.1933 – 11.8.1998)

Halil Zymer Sejfijaj (10.7.1933 – 11.8.1998)

Dëshmori Halil Sejfijaj u lind më 10 korrik 1933 në fshatin Gllogjan të komunës së ...