Avdyl Gërvalla: PUS QYQEJE


Tash së fundi ankohet vllasi se lirinë e KA të Kosovës e kanë sulmuar beogradi e Tirana, me grupe të veta marksiste. Po ka patur të tillë, të cilët janë mbështetur, thjeshtë, në sistemin e shtetit Amë, dhe po të kishte qenë Shqipëria Monarki, me siguri se shumë nga këta marksistë do të ishin monarkistë… pra teoria e marksizëm-leninizmit të tyre ishte thjeshtë një çadër, sa për t’u mbrojtur nga shiu.


 


 Azem Vllasi mendon se çlirimtarët e Atdheut janë këta gjyksamona, jurishëgjijtë, hajnat e zagarët e fondeve nga më të ndryshmet, përvehtësuesit e pasurisë së kosovo*s, shitësit e stërshitësit e të gjitha ndërmarrjeve shoqërore, tenderomanët, parlamentarët shik-ista, besëprerit që u ngriten madje në pozita të kryeministrit, yryshgjiu – negociuesi llafazan, që aq shumë e dëshiroi të ndajë me daciqin çmimin e Nobelit… hajredin kuçat – nipërit e vrasësve serik të shqiptarëve, enver hasanat – rrënuesit të drejtësisë, kriminelët ordinerë dhe delikuentët e ndryshem, doktora shkencash, magjistra, profesorë, shkrimtarë, dramaturg e poet – plagjiatorë, analistë politikë – hajna, gazetar shik-ista, zyrtarë shteti që shiten për pak para, profesorë – me diploma të falsifikuara, kryetar komunash – të zgjedhur me vota të vjedhura, mjekë kriminel – që e lënë pacientin të vdes për 100 euro haraç, gjyqtarë të shitur te shik-u, policë analfabetë që s’janë në gjendje të përpilojnë një raport, doganierë vegla që punojnë për shik-un, arsimtarë muzike, shik-istë, që nuk i njohin notat e muzikës, arsimtarë gjeografie shik-istë që nuk i njohin kryeqytetet e shteteve të ndryshme të botës… ministrat që kërkojnë revidimin e teksteve shkollore, arqitekt që rrezikojnë banorët me ndërtime të veta… avoketë shik-istë që nuk e mbrojten Nazim Bllacen, pjesëmarrësin në krime, tash të penduar…


azemi vllasin nuk e kundërshton asnjëri nga këta që i përmenda, sepse janë shokë armësh të frotntit të përbashkët, të dhunës, terrorit, hajnisë, krimit e tradhëtisë, dhe e bëjnë po të njejtën vepër si ai. Ku keni parë t’i thotë hajni hajnit: hajn?


azem vllasi për t’u ngjitur në hierarkinë e pushtetit të hekurt jugosllav është dashur të përbirohet nëpër shumë sita – për të dëshmuar se është anti-shqiptar, përndryshe shefat e tij s’do ta punësonin…


 


Tash së fundi ankohet vllasi se lirinë e KA të Kosovës e kanë sulmuar beogradi e Tirana, me grupe të veta marksiste. Po ka patur të tillë, të cilat janë mbështetur, thjeshtë, në sistemin e shtetit Amë, dhe po të kishte qenë Shqipëria Monarki, me siguri se shumë nga këta marksistë do të ishin monarkist… pra teoria e marksizëm-leninizmit të tyre ishte thjeshtë një çadër, sa për t’u mbrojtur nga shiu.


 


Gjendja e krijuar kaosi dhe antivlere është rezultat i bandës udhëheqëse, të cilen vllasi edhe e këshillon. Këto janë fryte dhe ushqim i përditshëm i vllasit, gjë e burrëron kur e shikon pusin e vet qyqe dhe vetja i duket më burrë se këta… vllasi mendon se populli shqiptar ka të bëjë me këtë kastë politike që e udhëheqë kosovo*n drejtë greminës, por ai gabohet rëndë.


 


Shumë nga luftëtarë janë vrarë… por u rriten, falë Zotit, fëmijtë e tyre…


Kosova shëron plagët e veta, mbi 100’000 të vrarë nga kolonialistët shkije, në bashkëpunim me anti-shqiptarët si vllasi e soji i tij. Kosova shëron edhe plagët e reja, mbi 1’700 të vrarë pas lufte, ato që nuk ua kemi pasur borgj gjakut të prishur, që aksidentalisht evidentohen shqipfolës… plagët që i shkaktuan gjeneralë e kriminelë të shik-ut për të risjellë dominimin e shkijeve, jo falas, por me fonde astronomike…


 


vllasi le të fshehet sa të dojë pas partisë mazhoritare në pushtet, por ai s’mund të fshehë zhigun në ballë, ‘dekoraten’ e fituar me linçime, burgje e varre të shqiptarëve. Këtë ‘dekoratë’ s’mund t’ia shlyejnë as punëdhënësit e tij – thaçi me gjithë shik-un, kuptohet, me tërë pasurinë që e përvehtësuan me vjedhje, krime, haraçe, mashtrime. Atë s’ka si ta shlyejë as buxheti disa vjetor i Kosovës! Sepse Shqiptarët ua kanë kthyer shpinen figurave të turpit të bashkim vëllazërimit, e i njejti fat e pret edhe shik-un!


 


Shqiptarët respektojnë dhe iu përkulen Atdhetarëve që sollen Lirinë duke dhënë jeten për Shqipëri!


 


Falë Lirisë, e kuptuam se numri jonë i shqiptarëve është mbi 20 milionë… pra Liria, Përparimi e Zhvillimi në trojet tona kanë zënë rrënjë, për së mbari: në shkencë, në letërsi, në sport, në muzikë, në pikturë… e ky numër e përparim i kopë vllasat, serbinë ashtu edhe banden e kosovo*s (me fusnotë)… se Kosova është krejt diçka tjetër gjë që nuk e shohin sytë e vllasave dhe punëdhënësit e tij!


 


 


A. Gërvalla, Gjenevë, më 20 mars 2015


 


 


Avdyl Gërvalla: LIRIA


 


Kosova nuk duhet mbetur peng e kosovo*s! 


Me kosovo* janë pajtuar individë që Bruxeli ua ka zënë bishtin me derë!


Ata individë gabuan rëndë dhe i mbetën borgj Kosovës! 


Po deshti kosovo* të bëhet Republika e Kosovës, e ka vetëm një zgjedhje: 


Falsifikatorët,


hajnat,


plagiatorët,


keqbërësit,


kërcënuesit,


haraqxhinjtë,


bandat e kriminelët,


së bashku me urdhërdhënësit e tyre,


-në burg!


 


Kjo bandë ia ka zënë rrugen Lirisë!


 


Liria është krejt diçka tjetër:


Liria ngrohë, së pari fëmijët që ua kanë vrarë shkijet të dy prindërit!


Liria ngrohë, fëmijët që ua kanë vrarë shkijet një prind!


Liria ngrohë jetimët!


Liria ngrohë të plagosurit!


Liria ngrohë të burgosurit! 


Liria ngrohë të përvuajturit!


Liria ngrohë të dëshpruarit!


Porta e Lirisë nuk hapet pa i burgosë bandat 


e falsifikatorëve, 


te hajnave, 


te plagiatorëve, 


te keqbërësve, 


te kërcënuesve, 


te haraqxhinjëve, 


te krimineleve, 


në krye me urdhërdhënësit e tyre!


 


Barëra (ilaqe) tjera nuk ka!


Mos u frikësoni!


Bota s’ka të bëjë me banda!


Bota është me Lirinë!


Dhe Liria i mund të gjithe!


 


Gjenevë, më 16 mars 2015


 


 


GJERMANIA 49 : 47 KOSOVO*


 


Me që gjykata ushtarake e Sokol Dobrunës ka marrë guxim të gjykojë civilë e ushtarë edhe me dënimin kapital në bazë të kushtetutës jugosllave, më lejohet edhe mua si mërgimtar të marr shembull gradat e ish-ushtrisë jugosllave për ta ilustruar shkrimin tim.


 


Pra, në ish-ushtrinë jugosllave, mes ushtarit të thjeshtë e deri në graden gjeneral kanë ekzistuar edhe nja 17 grada, apo tituj. Në ushtrinë shqiptare, të Shqipërisë, nga grada e ushtarit të thjeshtë e deri në graden e gjeneralit të brigadës janë hiq më shumë se 11 grada apo tituj. Kurse në ushtrinë gjermane p.sh., mes ushtarit të thjeshtë e deri në graden gjeneral ekzistojnë edhe fiks 25 grada, apo tituj. Për sa kam marrë vesh, në Gjermani janë 49 gjeneralë për një numër të 80’523’700 banorëve, (pra mbi 80 milion) dy gjeneral më shumë se në kosovo*, e cila ka veç 47 gjeneralë, për një numër të regjistrimit të fundit të Rifat Blakaj, hiq më shumë se 1’600’000 banorë (të cilëve duhet hequr së paku edhe nja 200’000 që i përzuri qeveria në azil buke e punësimi).


Gjeneralët gjerman ruajnë sovranitetin territorial (plus ajror e detar) të vendit të vet. Gjeneralët e kosovo*s në kohë paqeje bëhen edhe ministra e zëvendës-ministra, madje edhe deputet, nuk i pengon ajo punë fare, janë më popullorë ngase burojnë nga populli. Por kurrësesi nuk duhet harruar fakti se gjeneralët e kosovo*s janë edhe më të përkushtuar në mbrojtjen e vendit se sa ata gjermanë, gjë që e dijnë edhe zogjtë e malit, sepse gjermanët janë gjeneralë vetëm me shkolla, e në kodin e tyre shkollor nuk ekziston kacafytja me shtypin ditor, e lëre me të kërcënojnë kryeredaktorin e njëres nga gazetat e tyre… kurse në kosovo* po.


 


Gjenevë, më 14 mars 2015


 


 


SOT


 


Sot vendosa të mos shkruaj është data 13… Shkrimi veç bela.


Do të risjellë pak nga ajo zeje e kohëve të shkuara, të rinisë sonë, me një komponim muzikor të do shokëve të veçantë – Pink Floyd: ‘Is there anybody out there?’


 


 


MINISTRIA KUNDËR NATALITETIT


 


 


U kënaqa kur e pashë një foto të postuar në fb të një vargu të posa të lindurve diten e sotit në spitalin e Prishtinës. 


Paqin fat e shëndet!


 


 


Menjëherë më shkoj mendja te ministri kundër natalitetit, resor i ri i qeverisë së kosovo*s. 


Çdo lindje e shqiptarëve pengon ministrin blerand stavilecin, përveç se ia sulmon fondin e dashur të qeverisë, atij personalisht ia ofron dorëheqjen e pashmangshme! Por barra bie edhe mbi shefa të tij, të cilët, për deri sa nuk e largojnë b. s.-në nga posti i ministrit kundër natalitetit, ndajnë përgjegjësinë me të!


E gjithë qeveria e kosovo*s ndoqi me sukses jashtë atdheut përtej 100’000 shqiptarë. Këtë masë programore kundër shtimit të shqiptarëve iu desht ta bëjë publike, në një mënyrë apo tjetër, prandaj e bëri përmes gojes kamikaz të ministrit vullnetar blerand s. 


Tash mëdyshet qeveria: më keq i vie të shkarkojë ministrin se sa të zhvlerësojë programin e mos shtimit të shqiptarëve!


Kanë thënë se… qeveritë iu frikësohen shumë pranverave!… njëren do ta bëjnë, ose do të heqin ministrin kundër natalitetit, me gjithë program… ose do të heqin pranveren nga kalendari!… te dyjat s’mund t’i bëjnë, i kanë harxhuar mjetet e fondit të qeverisë.


 


Gjenevë, më 8 mars 2015

Kontrolloni gjithashtu

Tefta Çami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Tefta Cami: Vizita në Theth të Dukagjinit, më ka lënë shumë mbresa

Me 26-27 tetor të këtij viti shkova e vizitova me vajzën time, Alma dhe me …