Arifi: Qeveria e Kosovës nuk do të hyjë në asnjë mënyrë në një proces të ridizajnimit të kufijve në Ballkan

Avni Arifi: Objektin në kampusin universitar nuk e shoh si objekt religjioz por si “monument terrori”

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka reaguar kundër deklaratës së Hashim Thaçi, i cili u shpreh se kisha serbe në oborrin e UP-së nuk guxon të preket. Arifi thotë se objekti kishtar nuk përfaqëson monument religjioz, por është një objekt i terrorit të shtetit serb gjatë viteve të 90-ta. “Objektet fetare janë të shenjta pavarësisht se cilit besim i takojnë. Të gjitha objektet duhet të ruhen jo vetëm nga institucionet por edhe nga qytetarët posaçërisht shqiptarë të cilët edhe ashtu ndër shekuj i kanë ruajtur këto objekte. Objekti në kampusin universitar për mua si qytetar kurrë nuk do të shihet si objekt religjioz por si “monument i terrorit ” të shtetit Serb gjatë viteve 90. Kurrë sdo ta shoh si kishë dhe kurrë s’do ta shoh si objekt që duhet të mbrohet. Ky objekt është shembull pikërisht i kundërt i asaj që sot tha Presidenti i Kosovës. Ky objekt nuk është as dëshmi e tolerancës e as dëshmi e mburrjes së askujt “Presedniće Taći”, ka shkruar Arifi.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …