Hashim Thaci

Hashim Thaçi legjitimon Kishën politike serbe të Millosheviqit në pronat e Universitetit të Prishtinës

Kryetari Kosovës, Hashim Thaci, ka reaguar shumë ashpër kundër  protestës së studentëve, para objektit të Kishës serbe,  e cila është ndërtuar dhunshëm në pronat  Universitetit të Prishtinës. Për Thaçin është e papranueshme dhe e turpshme protesta para objektit të Kishës  Serbe në Prishtinë dhe është e dënueshme dhuna që është manifestuar aty. Pa marrë parasysh rrethanat dhe kohën në të cilën është ndërtuar cilido objekt, ne nuk guxojmë të lejojmë që të cenohen këto objekte, veçanërisht kur ato i përkasin komuniteteve fetare. Çdo objekt fetar në Kosovë është dëshmi e tolerancës dhe dialogut ndërfetar që vazhdojmë t’i kultivojmë dhe me të cilët mburremi të gjithë. Çdo kontest duhet të zgjidhet në mënyrë ligjore, me dialog ndërmjet palëve. E jo me veprime të njëanshme që nxisin urrejtje dhe dhunë. Është hera e parë që Hashim Thaçi, tani në postin e kryetarit të Kosovës merr në mbrojtje kishën politike të Milosheviqit në Kosovë, edhe pse e di fare mirë se për çfarë qëllimi dhe kush e kishte ndërtuar atë kishë në kohën kur Kosova vazhdonte të përgjakej me bekimin e “popove” serbë dhe të kryeminelit serb të Ballkanit,  Milosheviq. Thaçi me vizitat që po iu bën përmendoreve serbe ku shkruan se “u vranë nga terroristët shqiptarë”, me marrjen në mbrojtje të Kishës politike serbe në Prishtinë, duket se ka një hall të madh, të cilin  nuk arrijnë ta shpjegojnë tellallët dhe papagallët e shpurës që i shkojnë prapa.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …