Avni Bytyqi

Avni Bytyçi: Albini me bashkëpartiakët është në garë se kush po e ngrit përqindjen më lartë në sondazhe

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, sot gjatë ditës ka deklaruar se partia e tij do t’i fitojë dy të tretat e Kuvendit. Me këtë deklaratë të Kurtit është tallur zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi. Ai i ka ironizuar deklaratat e Kurtit dhe Besnik Bislimit, të cilët së fundmi kanë folur për sondazhet të cilat LV-në e nxjerrin si partinë që do të marrë më së shumti deputetë në Kuvend. “Albin Kurti thotë se partia e tij do t’i marr 2/3 e votave në këto zgjedhje. Pra, nëse 800 mijë qytetarë do të votonin, përafërsisht sa ishin në zgjedhjet e kaluara. Sipas Albinit, diku 600 mijë (533.33 ma saktë) vota do t’i merr partia e tij. Kam përshtypjen se Albini me bashkëpartiakët është në garë se kush po e ngrit përqindjen më lart. Vetëm se është mirë se kur ta thonë një të pavërtetë, së paku t’i përsërisin shifrat e njëjta”, ka shkruar Bytyçi.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …