Brickos

Enver Hoxhaj premton pako për diasporën: 3 vende të rezervuara në listën për deputetë dhe rikthimin e Ministrisë së Diasporës

Enver Hoxhaj premton pako për diasporën: 3 vende të rezervuara në listën për deputetë dhe rikthimin e Ministrisë së Diasporës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka prezantuar pakon qeverisëse të diasporën, e cila përmban propozime konkrete. Ai ka thënë se PDK-ja do të ketë në listën e saj 3 kandidatë për deputetë, që janë personalitete të vecanta në fushën e ndërmarrësisë dhe profesioneve të tjera. Po ashtu, ai ka propozuar kthimin e ministrisë së Diasporës me ta marrë qeverinë e ardhshme në udhëheqje. Ndërsa deputeti, anëtari i kryesisë dhe udhëheqësi i Departamentit për Diasporë,  Elmi Reqica, ka thënë se ditën e sotme e kemi shpallur ditë të diasporës me qëllimin që të jemi sa më afër tyre. Tash kemi nisur një riorganizim të jashtëzakonshëm dhe po kthehemi fuqishëm në diasporë. E kemi nisur më Zvicrën, tani do ta kemi themelimin e degës në Gjermani dhe se shpejti do të jemi në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.”, ka thënë Elmi Reqica.

Kontrolloni gjithashtu

Kriminelët serbë

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka caktuar një muaj paraburgim serbit J.SH, për veprën penale krime lufte kundër shqiptarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka caktuar masën një muaj paraburgim ndaj serbit J.SH, …