Avni Dehari: Ju falënderoj nga toka deri në qiell që keni ardhur për të bashkë ndjerë me dhimbjen tonë

Në prani të mijëra qytetarëve nga Prishtina Kosova e më gjerë, sot u varros Astrit Dehari

Në prani të mijëra qytetarëve nga Prishtina Kosova e më gjerë, sot në varrezat e Zllatarit, në Prishtinë u krye ceremonia e varrimit të aktivistit  të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, i cili tri ditë më parë ka humbur jetën në Burgun e Prizrenit, në rrethana ende të pasqaruara në tërësi. Në fjalën e tij në varrimin e të birit Astritit, babai i tij Avni Dehari  falënderoi të gjithë ata që iu bashkuan varrimit  për t’i dhënë lamtumirën e fundit djalit të tij.“Ju falënderoj nga toka deri në qiell për mundin që keni bërë për të ardhur deri këtu për të bashkë ndjerë me dhimbjen tonë. Unë së bashku me familjen time jemi të vetëdijshëm se pa ju nuk do ta përballonim dot  këtë dhimbje. Jemi të vetëdijshëm që bashkë me ju do ta vazhdojmë aktivitetin e Astritit dhe shokëve të tij, të cilët i ka dashur dhe e kanë dashur me mish e me shpirt”, tha Avni Dehari, babi i Astritit, i cili tani e tutje do të prehet në përjetësi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …