Albin Kurti

Albin Kurti: Nuk ka vdekje që na ndalë e na ndanë në rrugën tonë…

Në ceremoninë e varrimit të Astrit Deharit, sot në varrezat e Zllatarit të komunës së Prishtinë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, para pjesëmarrësve në varrim ka deklaruar se “për rastin e Astritit do të  kërkohet drejtësi, dhe një hetim i pavarur ndërkombëtar. Dështimi i procesit kundër gjashtë aktivistëve të akuzuar për terrorizëm, e solli në një panik të paparë regjimin në fuqi dhje kjo rezultoi me këso vdekjesh në burg. Ajo që u cilësua në fillim si vetëvrasje  e përsosur, doli të jetë vrasje e papërsosur. Në një shtet demokratik dhe shtet të së drejtës, i burgosuri duhet të jetë shumë i mbrojtur në burg sesa jashtë burgut. Me vdekjen e Astrit kemi humbur diellin por jo edhe dritën. Kemi mbetur pa diellin, por jo pa dritën në këto ditë të zeza, kemi humbur diellin por kemi një natë me mijëra yje. Astriti ishte yll. Nuk ka vdekje që na ndalë e na ndanë, sepse “Pas vdekjes ngihet jeta e kudo gjëmon trumbeta”, ka cituar ai vargjet mobilizuese të Fan Nolit. Lavdi këtyre pak viteve të jetës së Astritit, i cili priste ardhjen në jetë të fëmijës së tij, ka thënë mes tjerash në ceremoninë e varrimit, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …